Rilindja e Fiks-it...në epokën e internetit të shpejtë! - Business Magazine Albania

Rilindja e Fiks-it…në epokën e internetit të shpejtë!

Rilindja e Fiks-it

Para disa, ditësh kur po uroja një mikun tim në FB për ditëlindje, pashë që në foton e statusit ishte në zyrë me një telefon fiks…nuk e di përse, por mu duk një pamje e çuditshme!

Gjithashtu, në zyrën e një mikut tim tjetër, CEO i një biznesi të rëndësishëm, gjatë takimit me të herë pas here biseda jonë ndërpritej nga një zile e çuditshme…ishte zilja e një pajisjeje të vendosur në tavolinën e tij që kam përshtypjen se të lindurit pas viteve 2000 nuk do e njihnin nëse do t’i pyesje se çfarë është dhe çfarë funksioni ka. Jam i sigurt se shumë prej tyre do të hapnin smartphone-in, do të bënin një search në Google apo do ta ndanin foton me dikë nga miqtë e tyre në WhatsApp apo Instagram / Snapchat dhe përgjigjen do ta gjenin për punë minutash mbase sekondash. 

Është një TELEFON me linjë fikse…

E përdora këtë paragraf si një hyrje të këtij artikulli i ngacmuar dhe nga një shprehje / quote që lexova në një blog teknologjie:

“As customer demand for ubiquitous data and content grows rapidly over the coming years, the most successful communications providers will be the ones who can provide seamless high speed connectivity at home, at work, at play, and anywhere in between.”

“Shpejtësi e lartë interneti, në shtëpi, në punë, në lojë dhe kudo tjetër”

Jemi të ndërgjegjshëm se gjatë periudhës së Covid19, veçanërisht në ‘lockdown’ konsumi i internetit nga të gjithë pati një rritje domethënëse. Aq volum në komunikime dhe takime online, Zoom, Teams, Google Meet etj nuk mund të ishte paramenduar nga askush, as nga kompanitë e ofrimit të internetit dhe as nga operatorët mobile. Në vazhdën e pandemisë u vu re se këto ndryshime në jetët tona, mënyrat se si komunikojmë, bashkëpunojmë, edukohemi dhe konsumojmë përmbajtje në të ardhmen e afërt do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë një kthim mbrapsht. 

Lexo edhe: Jeta me Covid…Post-Covid… Po më pas? 

Edukimi do të vazhdojë online apo në një formë hibride, puna nga shtëpia apo bashkëpunimi, ashtu si organizimi i mbledhjeve, takimeve në grupe të vogla apo të mëdha në përmasat e konferencave apo koncerteve do të realizohen online. Ky është një pohim i së tashmes dhe parashikim i të ardhmes së afërt që do të ketë ndikim në zhvillimin e profesioneve të reja dhe mundësive të reja për punësim. Pra, impakti i pritshëm i këtij trendi do të jetë i kudogjendur, në çdo vend dhe cep të botës dhe njëkohësisht gjithëpërfshirës për individë të çdo lloj shtrese, moshe dhe përkatësie. 

Është afërmendsh që gjithë këto ndryshime, të cilat përkthehen në trende dhe stile të reja të të jetuarit, do të sjellin nevojën për përshpejtim në zhvillimin e shërbimeve dixhitale dhe përmirësimin e infrastrukturave të reja mbështetëse. 

E Ardhmja e Edukimit

Nga një studim i realizuar nga projekti Aftesi për Punë në vitin 2020 ndër gjetjet kryesore të raportit ishin:

  • Duket se mësimi në distancë është pranuar si zgjidhja më e mirë për realizimin e procesit mësimor në situatën e krijuar.
  • Përdorimi masiv i platformave dixhitale të mësimit në distancë online kërkon ende shumë punë dhe angazhim të palëve, edhe gjatë periudhave normale të mësimit.
  • Mungesa e pajisjeve elektronike dhe mbështetja në internet të vazhdueshëm e dobësojnë cilësinë e mësimit në distancë online.

Pjesa më e madhe ishin nga celulari dhe përdornin ‘data’ (të dhëna) si mjet për t’u lidhur online. Kjo krijonte probleme të vazhdueshme, të tilla si ndërprerje gjatë orës së mësimit kur binte telefoni dhe vështirësi në përqendrim. 

Për t’u kthyer sërish tek arsyeja përse e nisa hyrjen e këtij artikulli me rastin e telefonit, është se duket sikur po kthehet në vëmendje nevoja e funksionimit të lidhjes përmes pajisjes së lashtë:) por tashmë në një formë moderne… 

Rilindja e pritshme e Fiks-it ose Broaband-i Fiks

Tashmë jo e lidhur me imazhin që kemi pasur, të lidhur me një pajisje, por si një linjë e fuqishme ndërlidhese mes botës online dhe individit në ambientin e shtëpisë apo zyrës. 

Ndërkohë që, në zyra dhe ambiente pune, linja fikse është mënyra e zakonshme që siguron punën e vazhdueshme të ndërlidhur për të përballuar nevojat në rritje të konsumit të internetit nga kompanitë….në linjat e shtëpive kemi mbetur prapa. 

Është e rrallë të shohim njerëz pa akses në internet, kjo falë penetrimit të pajisjeve celulare dhe rrjeteve të operatorëve mobile që e kanë bërë të mundur këtë. Mirëpo, për të pasur funksionim të plotë dhe përmbushje të nevojave në rritje për konsum me internet të vazhdueshëm shpesh herë përdorimi i të dhënave nga celulari është një lloj zgjidhjeje por jo e mjaftueshme.

Interneti në Shqipëri

Sipas renditjes globale mbi shpejtësinë e internetit, Shqipëria renditet shumë mirë në rang botëror përsa i përket shpejtësisë së Internetit celular, por jo e njëjta vlen për rrjetin fiks që mbetet një sfidë në zhvillim. Ky mund të konsiderohet një oportunitet për kompanitë e telekomunikacionit, ku duket se në Shqipëri Vodafone Albania po rend shpejt në këtë drejtim. 

Vitin e kaluar, gjatë situatës së rënduar të Covid-19, ku nevoja për komunikim dhe rrjet të shpejtësisë në të gjithë vendin ishte në kulm, ishim dëshmitarë të blerjes së Abcom – një prej kompanive më të mëdha të ofrimit të shërbimit të Internetit – nga gjigandi i telekomunikacionit Vodafone. Një lëvizje strategjike kjo që e futi Vodafone Albania në tregun e linjës fikse ku Vodafone po jep kontribut të dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve fikse.

Pas këtij integrimi me Abcom, është shpalosur nga kompania një plan investimi prej 100 mln euro me qëllim përmirësimin e cilësisë së fiksit duke e sjellë atë në nivelet e mobile.  

https://www.vodafone.al/per-median/lajmerime/vodafone-albania-merr-aprovimin-per-bashkimin-ligjor-me-abcom/

Këto investime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të shërbimeve të komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve më të mira dixhitale për industri të ndryshme të ekonomisë dhe bizneseve, falë rritjes së kapacitetit dhe shpejtësisë së rrjetit mobile dhe fiks. 

Askush nuk kënaqet me Pak… Të gjithë duan Më Shumë Mundësi!

Nevoja për të pasur qasje në internet të vazhdueshëm, të pa ndërprerë dhe me shpejtësi të lartë mund të quhet pa e tepruar një nevojë bazë apo e drejtë themelore e njerëzve. 

Kjo për vetë faktin se një qasje e tillë në internet ofron për njerëzit mundësi të barabarta për t’u edukuar dhe për të punuar duke ushtruar dijet dhe aftësitë e tyre pavarësisht vendndodhjes gjeografike, moshës apo shtresës sociale të cilës i përkasin. 

Rritja e mundësive për edukim dhe punësim të denjë dhe konkurrues në nivel global është pikërisht një e drejtë që i takon brezit të ri që po rritet dhe del në tregun e punës.

Sipas studimit të realizuar nga AIMS International Albania & Kosova, “Zhvillimi dhe Riaftësimi i Fuqisë Punëtore në Normalitetin e Ri”,  janë 6 grupe të industrisë me potencialin më të lartë të punësimit për të rinjtë në Shqipëri përkatësisht: 

  • Outsourcing (BPO);
  • Shërbimet bankare/financiare;
  • Software development/IT Solutions;
  • Marketingu  Dixhital / Web;
  • Tregtia me pakicë/; Pasuri të paluajtshme;
  • Turizmi & Akomodimi

Ajo që vërej, është se secili nga këto grupe të industrisë ofron mundësinë e kryerjes së punës nga çdo vend dhe performanca e punës në këto sektorë është e lidhur ngushtë me performancën e rrjetit. 

Performancë e rrjetit do të thotë një lidhje interneti e qëndrueshme, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e punës. Nëse marrim rastin e BPO-ve, të cilat ofrojnë shërbime outsource për procese të ndryshme të biznesit, performanca e tyre në komunikim dhe shërbim klientele është tërësisht e ndërvarur nga kjo lidhje dhe një lidhje e shpejtë interneti mund të përbëjë një avantazh konkurrues të rëndësishëm kur operon në një treg global. 

 E njëjta gjë vlen edhe në rastin e sektorëve të tjerë ku tashmë vetëm të kesh një lidhje interneti, nuk është mjaftueshëm për të operuar dhe konkurruar në çdo treg.   

Potenciali i zhvillimit ekonomik në Shqipëri në të ardhmen e afërt

Vende si Shqipëria, kanë potenciale të mëdha zhvillimi në industrinë e IT.   

Sipas raportit të Emerging Europe, Shqipëria renditet e para për numrin e të diplomuarve në IT për 100 mijë banorë, (81/100,000 persona në 2018 dhe pritet të rritet përsëri).

Studimi i parë ndonjëherë i pavarur i këtij lloji që është kryer në këtë rajon, vlerëson sektorin e TIK në 23 vendet e rajonit, duke përdorur të njëjtën metodologji për të kuptuar se si, secili vend, kontribuon në madhësinë e tregut rajonal.

Me një moshë mesatare 10 vite më të ulët se Bashkimi Europian dhe një nivel relativisht të lartë të studimeve universitare, Shqipëria ka kapitalin njerëzor për ta zhvilluar industrinë e Teknologjisë së Informacionit.

Studimi vlerëson klimën e mirë të të bërit biznes duke theksuar se sektori i ICT po bëhet burimi kryesor i të ardhurave nga jashtë për ekonominë shqiptare. Me pagat dhe koston më të ulët të jetesës se sa mesatarja europiane Shqipëria është bërë një vend tërheqës për outsource.

Raporti përmend axhendën digjitale të Shqipërisë, e cila identifikon zhvillimin e sektorit si një prioritet. Kompanitë e kësaj fushe kanë një nivel më të ulët takse (5 % nga 15% që është tatim fitimit për kompanitë në tërësi).  

Në analogji me politikat dhe prioritetet e Bashkimit Evropian, dixhitalizimi dhe axhenda dixhitale janë pjesë e programit të qeverisë edhe për Shqipërinë, duke e parë dixhitalizimin dhe e-shërbimet të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit si edhe nxitës të krijimit të vendeve të punës për të rinjtë, të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë.

Kam bindjen e plotë se ekonomia e çdo vendi, jo vetëm do të ndikohet pozitivisht nga rritja e konsumit të shërbimeve mbështetëse të internetit, por shansi më i mirë është konvertimi në një ekonomi të Internetit, ku pothuajse të gjitha proceset e biznesit, transaksionet dhe ndërveprimi të arrihen të bëhen lehtësisht online. Kjo do të ulte kostot e operimit dhe transparenca në veprime do t’i jepte hov si nisjes së më shumë bizneseve të reja, te cilat mund të zhvillojnë ide dhe sipërmarrje që operojnë ndërkombëtarisht, ashtu edhe progresit të bizneseve aktuale që operojnë në tregun vendas dhe më gjerë. 

Lexo: Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020” 

Për këtë, patjetër që nga njëra anë do të nevojiten përpjekje nga shumë instanca apo operatorë të ndryshëm për edukimin masiv të popullsisë dhe lehtësimin e qasjes në internet për këdo.  Në të njëjtën kohë, duhet të stimulohen investime të rëndësishme strategjike në infrastruktura që do mbështesin këto zhvillime, siç janë teknologjia 5G për qasjen nga mobile apo në linjën fikse.   

Investimet në broadbandin fiks mendohet se do të ofrojnë internet me kapacitet të lartë transmetimi, i cili do të mundësojë aplikimin e teknologjive të reja në industri të ndryshme dhe zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë.

Ndërkohë duhe të kuptojmë se me shpejtësinë që zhvillohet teknologjia dhe shërbimet e reja dixhitale do na duhet të vrapojmë për të kapur ritmin. Përveç kesaj, një faktor i rëndësishëm është edhe krijimi i një qëndrimi “mendjehapur” ndaj ndryshimeve të vazhdueshme. 

Sepse diçka është e sigurt, e vetmja konstante në vitet në të ardhmen e afërt, është ndryshimi!

Nga Gerti Boshnjaku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0