Raporti i Emerging Europe në IT: Shqipëria dhe Kosova me potencial të lartë zhvillimi - Business Magazine Albania

Raporti i Emerging Europe në IT: Shqipëria dhe Kosova me potencial të lartë zhvillimi

Raporti i Emerging Europe

Një raport i ri zbulon sektorët më konkurrues të IT në rajonin e Europës në zhvillim

Raporti, studimi i parë ndonjëherë i pavarur i këtij lloji që është kryer në këtë rajon, vlerëson sektorin e TIK në 23 vendet e rajonit, duke përdorur të njëjtën metodologji për të kuptuar se si secili vend kontribuon në madhësinë e tregut rajonal.

Polonia është shtëpia e sektorit më konkurrues të IT-së nga të 23 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, raportohet nga studimi i zhvilluar gjerësisht në Emerging Europe.

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e para për numrin e të diplomuarve në IT për 100 mijë banorë, (81/100,000 persona në 2018 dhe pritet të rritet përsëri). Edhe pse paga është rreth 2.5 herë më e ulët se mesatarja e pagave në këtë rajon, vendi ynë nuk renditet si vend konkurrues. Në raportin e konkurrueshmërisë, Shqipëria renditet ndër të fundit në listë. Raporti vlerëson se vendi ka potencial për zhvillim, duke cilësuar se aktualisht ka mbi 3 mijë kompani të kësaj fushe që operojnë në treg.

Për nga niveli i konkurrueshmërisë në fushën e IT, Shqipëria e Kosova renditen përkatësisht në vendet 17 dhe 18 nga 23 vende në total.

Shqipëria ka një pagë prej 651 euro, rreth 2,5 herë më të ulët se mesatarja e rajonit të studiuar ndërsa Kosova 593 euro, duke lënë vetëm dy vende më pas.

Shqipëria është një vend me potencial të madh rritje në industrinë e teknologjisë së Informacionit.

Studimi vlerëson se pavarësisht se ka një popullsi të vogël, Shqipëria ka një diasporë të gjerë, duke u ofruar njerëzve të saj akses në përfitime nga vendet e zhvilluara.

Me një moshë mesatare 10 vite më të ulët se Bashkimi Europian dhe një nivel relativisht të lartë të studimeve universitare, Shqipëria ka kapitalin njerëzor për ta zhvilluar industrinë e Teknologjisë së Informacionit.

Studimi vlerëson klimën e mirë të të bërit biznes duke theksuar se sektori i ICT po bëhet burimi kryesor i të ardhurave nga jashtë për ekonominë shqiptare. Me pagat dhe koston më të ulët të jetesës se sa mesatarja europiane Shqipëria është bërë një vend tërheqës për outsource.

Aktualisht llogariten mbi 3 000 sipërmarrje aktive që operojnë në këtë fushë në Shqipëri, ku ndër to numri i kompanive të huaja ishte 279. Ndër startup-et shqiptare më të suksesshme është motorri i kërkimit në shqip Gjirafa. Startupe të tjera premtuese, sipas vrojtimit janë Baboon (me rrjetin e saj të porosisë dhe shpërndarjes së ushqimeve) dhe SoftMogul, e fokusuar në shërbimin hotelier.

Lexo: 17-vjeçari shqiptar shpiku robotin që dezinfekton shkollën çdo mëngjes nga Covid-19 në Tiranë

Raporti përmend axhendën digjitale të Shqipërisë 2015-2020, e cila identifikon zhvillimin e sektorit si një prioritet. Kompanitë e kësaj fushe kanë një nivel më të ulët takse (5 % nga 15% që është tatim fitimit për kompanitë në tërësi). Raporti përmend gjithashtu edhe Protik e Oficina si akseleratorë në këtë fushë. Sipas të dhënave, Shqipëria ka pasur një përmirësim të përgjithshëm në fushën e ICT, në të gjithë treguesit.  Vetëm 18 000 persona janë të punësuar në këtë fushën ose 1.43 % e totalit të të punësuarve në ekonomi, një nga treguesit më të ulët në rajon.

Raporti vëren se pagat janë rritur, megjithatë Shqipëria vuan nga një largim i fortë i trurit. Por përtej kësaj, raporti vëren se Shqipëria ka krijuar një bazë të fortë në fushën e industrisë.

Renditja në nivel global e Shqipërisë

Klima e të bërit biznes, Liria ekonomike,  Progresi social, Matematika Piza, Zhvillimi Human,  Anglisht

82 (nga 190)                     57(180)                            54 (163)    48(78)                           69 (189)       43 (100)

Kosova, ka një rritje të theksuar sidomos në fushën e teknologjisë.

Me popullsinë më të re në Europë (mbi 40 % e popullsisë është nën 25 vjeç ), qeveria e Kosovës ka njohur që në fillim faktin se ICT do të mund të kishte një ndikim të lartë në zhvillimin e shpejt të vendit. Studimi sjell si avantazh edhe faktin se një pjesë e mirë e popullsisë zotëron gjuhën angleze, paraja zyrtare është Euro, çka lehtëson mundësinë e të bërit biznes me partnerët europianë. Sektori i ICT është ndër të vetmit sektorë në Kosovë që shënon një bilanc tregtar pozitiv. Mbi 78 % e kompanive të teknologjisë në vend eksportojnë produkte e shërbime. Ato përbëjnë rreth 22% të eksportit të shërbimeve nga Kosova.

Raporti vëren se qeveria kosovare duke njohur potencialin e kësaj fushe, ka ngritur edhe ministrinë e inovacionit. Taksa e sheshtë prej 10% ka nxitur aktivitetin e bizneseve në vend.

Raporti vëren se ka organizata dhe institucione joqeveritare të dedikuara në zhvillimin e ICT ose kanë projekte dhe iniciativa me këtë qëllim. Më e madhja është shoqata e ICT në Kosovë (STIKK) Ajo ndihmoi në ngritjen e parkut të parë të teknologisë në Prishtinë. STIKK operon gjithashtu edhe përmes qendrës së Inovacionit të Kosovës ICK. UNICEF ka gjithashtu një program të quajtur Innovations Lab. Edhe në Kosovë, përqindja e studentëve në fushën e industrisë është rritur ndjeshëm . Tani ka 13 institucione të larta arsimore që ofrojnë studime në  ICT.

Lexo: Steve Jobs dhe Albert Einstein zbatuan konceptin “pa kohë” për të rritur kreativitetin e tyre

Raporti vëren se ka pasur një ulje të pagës në këtë fushë. Ajo ishte 593 euro në muaji në vitin 2019,  megjithatë numri i specialistëve në fushën e teknologjisë në raport me 100 mijë banorë është rritur në nivele dyshifrore.

Renditja në nivel global e Kosovës

Klima e të bërit biznes   Indeksi I lirisë ekonomike   Matematika sipas metodës Pisa

57 (nga 190)                                   53(180)                                   75 (78)

Panorama IT në rajon:

E ardhmja e IT në rajon tregon se ndërsa Hungaria dhe Serbia paraqiten më mirë për sa i përket talentit, Estonia, Lituania, Çekia, Sllovenia dhe Letonia renditen më mirë kur bëhet fjalë për klimën e biznesit. Rezultati me i mirë është regjistruar nga Polonia me 61.4 pikë, tre pikë më e lartë se Estonia e renditur e dyta me 58.13 pikë.

Ju mund të shkarkoni KETU raportin e plotë për Shqipërinë dhe Rajonin.

Çekia, Hungaria dhe Rumania plotësojnë pesëshen e parë në Indeksin e Konkurrencës IT të rajonit të Europës në zhvillim.

Pavarësisht se Ukraina ka një sektor të madh IT, ku rezultati pikëve të saj përsa i përket talentit është ndër më të lartët në rajon, ajo është ndikuar negativisht nga pikët e ulëta të fituara për zhvillimin e sektorit dhe rezultatet e klimës së biznesit. Ukraina gjendet në vendin e 11-të.

Lexo: 17-vjeçari shqiptar shpiku robotin që dezinfekton shkollën çdo mëngjes nga Covid-19 në Tiranë

Nga ana tjetër, sektorët e IT-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë janë më pak konkurruesit në rajon.

“Potenciali IT i rajonit në zhvillim të Europës është njohur gjerësisht, por për shkak se rajoni mbulon 23 vende, tregu është mjaft i fragmentuar”, thotë Andrew Wrobel, partneri themelues i Emerging Europe.

“Investitorët dhe blerësit e shërbimeve të IT, drejtohen rregullisht tek ne për t’i ndihmuar ata të eksplorojnë rajonin dhe të zgjedhin vendin më të mirë në të cilin do të punojnë ose zhvendosen”.

Raporti i skenës së IT-së:

Parashikimi i të ardhmes së IT-së në këtë rajon të Europës synon të ndihmojë investitorët ndërkombëtarë dhe blerësit e shërbimeve të IT të kuptojnë më mirë tregun, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal. Por u drejtohet gjithashtu edhe qeverive në rajon, pasi të gjithë e shohin sektorin si një nxitës të ekonomive të tyre. Ne besojmë se do t’i ndihmojë ata të marrin një kuptim më të mirë të asaj që duhet bërë për të rritur sektorin edhe më tej”, shton Wrobel.

Ju mund të shkarkoni KETU raportin e plotë për Shqipërinë dhe Rajonin.

Raporti, studimi i parë ndonjëherë i pavarur i këtij lloji që është kryer në rajonin në zhvillim të Europës, vlerëson sektorin e TIK në të 23 vendet e rajonit duke përdorur të njëjtën metodologji për të kuptuar se si secili vend kontribuon në madhësinë e tregut rajonal.

Indeksi i Konkurrencës së IT në rajonin në zhvillim të Europës 2021

Shteti Renditja Pikët
Polonia 1 61.40
Estonia 2 58.13
Çekia 3 57.42
Hungaria 4 54.42
Romania 5 51.83
Sllovenia 6 49.64
Serbia 7 46.46
Letonia 8 46.09
Kroacia 9 45.77
Lituania 10 44.18
Ukraina 11 44.12
Bullgaria 12 43.67
Sllovakia 13 43.16
Bjellorusia 14 42.81
Armenia 15 40.26
Gjeorgjia 16 39.56
Shqipëria 17 38.93
Kosova 18 38.46
Mali i Zi 19 35.84
Azerbajxhani 20 33.02
Bosnja dhe Hercegovina 21 32.99
Maqedonia 22 32.99
Moldavia 23 31.13

 

 

Disa gjetje specifike rajonale dhe kombëtare:

  • Numri i përgjithshëm i profesionistëve të IT-së të punësuar në sektor në të 23 vendet e rajonit arriti në 1.99 milionë dhe pritet të arrijë 2.09 milionë në fund të vitit 2021. Polonia ka numrin më të lartë të profesionistëve të IT, 440.500 në 2019, ndjekur nga Ukraina me 289.200.
  • Edhe pse sektori TIK i Ukrainës është i dytë më i lartë i rajonit dhe ajo është shtëpia e numrit më të madh në rajon të kompanive globale të IT (sipas 100 IAOP Global Outsourcing 100), numri i specialistëve të TIK për 100,000 veta rezulton në vendin e pestë më të ulët të Europës. Megjithatë, në vitin 2019 Ukraina kishte pothuajse 106,500 studentë të IT-së dhe 28,300 të diplomuar në IT, ose përkatësisht 35 për qind dhe 28 për qind e totalit të rajonit, gjë që krijon një bazë të fortë për zhvillimin e ardhshëm të sektorit.
  • Në të gjithë rajonin, paga mesatare bruto në IT arriti në 1,583 euro në 2019, me Slloveninë që paguan për punonjësit e saj të IT pagën më të lartë dhe Gjeorgjia me pagën më të ulët. Hendeku më i ulët midis pagës mesatare në ekonomi dhe pagës mesatare në IT në Slloveni është 31 përqind, ndërsa në Bjellorusi pagat IT janë 191 përqind më të larta se mesatarja në ekonomi.
  • Hungaria rezulton me pikët më të larta më lidhje me komponentin e talentit IT për shkak të rritjes më të lartë vjetore të numrit të studentëve të IT-së, të diplomuarve të IT-së, studentëve të IT-së për frymë dhe të diplomuarve të IT-së për frymë, si dhe pozicioneve të larta në Indeksin e Aftësisë në Gjuhën Angleze dhe Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës.
  • Në komponentin e talentit IT Hungaria ndiqet nga Serbia, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria. Shqipëria renditet me pikët më të larta për sa i përket numrit të diplomuarve të IT për frymë – 81 për 100,000 njerëz në 2018 – dhe pritet të rritet përsëri. Shqipëria gjithashtu ka paga mjaft konkurruese në IT (651 euro).
  • Dy të tretat e vlerës së shtuar të IT në rajon krijohen nga pesë vende në zhvillim të Evropës: Polonia, Ukraina, Rumania, Çekia dhe Hungaria.
  • Zhvillimi i sektorit të IT, siç shihet nga vlera e shtuar dhe eksportet, është më i larti në Poloni, ndjekur nga Çekia, Estonia, Rumania dhe Hungaria.
  • Janë tre vende me më shumë se 6% të vlerës së shtuar të IT në PBB – Estonia, Bullgaria dhe Bjellorusia – dhe dy vende me më pak se dy përqind – Azerbajxhani dhe Kosova.Ju mund të shkarkoni KETU raportin e plotë për Shqipërinë dhe Rajonin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0