Publikohet hulumtimi i parë në Shqipëri që përqendrohet në ndikimin e COVID-19 në zhvillimin dhe riaftësimin e fuqisë punëtore në sektorin privat - Business Magazine Albania

Publikohet hulumtimi i parë në Shqipëri që përqendrohet në ndikimin e COVID-19 në zhvillimin dhe riaftësimin e fuqisë punëtore në sektorin privat

Publikohet hulumtimi i parë në Shqipëri që përqendrohet në ndikimin e COVID-19 në zhvillimin dhe riaftësimin e fuqisë punëtore

AIMS International Albania & Kosova, me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ndërmorën studimin ‘Zhvillimi dhe Riaftësimi i Fuqisë Punëtore në Normalitetin e Ri”, gjatë muajit dhjetor 2020. Ky është studimi i parë në Shqipëri me fokus në ndikimin e COVID-19 në fuqinë punëtore dhe biznese të sektorëve të ndryshëm. Studimi u prezantua publikisht në 10 Shkurt, gjatë një webinar-i me pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm të biznesit, ofrues trajnimesh, ekspertë zhvillimi dhe aktorë të tjerë të interesuar.

Qëllimi kryesor i studimit, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është të eksplorojë ndikimin e pandemisë në bizneset në Shqipëri dhe cilat ishin aftësitë më të kërkuara gjatë kësaj sfide globale. Për më tepër, studimi përqendrohet në aftësitë e reja të kërkuara nga punonjësit e të gjitha niveleve dhe kategoritë e reja të punës që do të krijohen në Shqipëri.

Raporti ofron informacion të thelluar rreth 6 grupeve të industrisë me potencialin më të lartë të punësimit për të rinjtë në Shqipëri përkatësisht: Outsourcing (BPO); Shërbimet bankare/financiare; Software development/IT Solutions; Marketingu  Dixhital / Web; Tregtia me pakicë/; Pasuri të paluajtshme; & Turiz etj. Ai gjithashtu përshkruan një seri rekomandimesh praktike se si menaxherët e biznesit mund të hartojnë planet e duhura strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor.

Pjesëmarrësit e këtij sondazhi janë/ndodhen në nivelet e larta të vendimmarrjes së biznesit në lidhje me kapitalin njerëzor, me të dhëna mjaft të vlefshme për të krijuar një pamje më të qartë të situatës aktuale dhe parashikimit të vendeve të punës dhe aftësive.

Nëse fokusohemi në gjetjet specifike për sektorë specifik, studimi tregon se Turizmi ka qenë industria më e prekur negativisht nga Covid-19, ndërsa sektori i BPO shënon shkallën më të lartë të punësimeve gjatë pandemisë. Këto gjetje mund të përdoren si një udhëzues nga drejtuesit për të hartuar plane strategjike për menaxhimin e Burimeve Njerëzore; profesionistët e strategjive të të mësuarit/aftësimit dhe zhvillimit (L&D), për të hartuar programe efektive zhvillimi, si dhe individët me qëllim të vetë-zhvillimit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0