A po funksionon mësimi në distancë? Ja rezultatet e sondazhit të projektit "Aftësi për Punë" - Business Magazine Albania

A po funksionon mësimi në distancë? Ja rezultatet e sondazhit të projektit “Aftësi për Punë”


Në rrethanat e përhapjes së COVID-19, mësimi në distancë ka marrë rol parësor për të kapërcyer  pengesën e ndjekjes fizike të studimeve për shkak të izolimit social. Kjo pasqyrohet edhe në arsimin dhe formimin profesional (AFP), i cili veç të tjerash has edhe sfidën e zhvillimit të praktikave profesionale.

Për të adresuar situatën e mbylljes së shkollave profesionale dhe si pjesë e përpjekjeve për të promovuar mësimin online, projekti “Aftësi për Punë” ka shtrirë dhe intensifikuar ndihmën ndaj shkollave partnere të projektit dhe më gjerë, për përdorimin e platformës “MësoVET”.

Platforma është një mjedis virtual i të mësuarit i zhvilluar nga S4J dhe bërë funksional gjatë vitit 2018. Në fund të muajit mars, projekti “Aftësi për Punë” realizoi sondazhe me nxënës dhe mësues në 10 shkolla të AFP, prej të cilave 9 shkolla partnere të projektit. Ky është studimi i parë i këtij lloji për AFP në Shqipëri dhe synon kryesisht të bëjë një vlerësim të shpejtë të situatës, të kuptojë eksperiencën dhe sfidat e mësuesve dhe nxënësve, si dhe të informojë hapat e nevojshëm për përmirësimin e procesit.

Lexo: Platforma “MësoVet”, vjen falas për mësuesit dhe nxënësit e Arsimit Profesional

Disa nga gjetjet kryesore të raportit, janë:

1- Duket se mësimi në distancë është pranuar si zgjidhja më të mirë për realizimin e procesit mësimor në situatën e krijuar.

2- Sjellja e mësuesve dhe nxënësve po ndryshon dhe po i përshtatet realitetit të mësimit nga shtëpia.

3- Procesi mësimor po realizohet kryesisht me WhatsApp (82% e mësuesve dhe 63% e nxënësve).

Platforma digjitale si “MësoVET” apo Google Classroom përdoren në përqindje më të ulëta (11% e mësuesve dhe 20% e nxënësve).

4- Ndërhyrjet nga projekti S4J, si me platformën “MësoVET” dhe me trajnimin dhe mbështetjen e mësuesve, ka ndikuar pozitivisht dhe i ka gjetur shkollat partnere të projektit më të përgatitura në përballimin e kësaj situate.

5- Përdorimi masiv i platformave digjitale të mësimit në distancë online kërkon ende shumë punë dhe angazhim të palëve, edhe gjatë periudhave normale të mësimit.

6- Mungesa e pajisjeve elektronike dhe mbështetja në internet të vazhdueshëm e dobësojnë cilësinë e mësimit në distancë online.

7- Mungesa e materialeve mësimore digjitale është ndër pengesat kryesore për përdorimin e platformave digjitale nga ana e mësuesve.

8- Nevoja për implementim të menjëhershëm të mësimit në distancë online vuri në dukje  domosdoshmërinë për digjitalizimin dhe inovacionin e sistemit arsimor në tërësi.

“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata Swisscontact. Ky projekt synon t’u ofrojë të rinjve shqiptarë cilësinë më të lartë të arsimit e formimit profesional dhe si rezultat i kësaj, një punësim më të shpejtë e të denjë.

Projekti mbështet 10 institucione të AFP-së në Shqipëri (32% të nxënësve në AFP) për të aplikuar mënyra të reja të të nxënit, krijuar marrëdhënie të ngushta me bizneset, ofruar praktika profesionale në kompani dhe për t’i ndihmuar nxënësit të kualifikohen për tregun e punës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0