Rritje ekonomike e Eurozonës parashikohet 1.7 për qind në 2016-n

Rritje ekonomike e Eurozonës parashikohet 1.7 për qind në 2016-n


Komisioni Europian publikoi raportin e Parashikimit të Ekonomisë të Dimrit 2016, sipas të cilit ekonomia e Europës do të vazhdojë rimëkëmbjen.

Në raport thuhet po ashtu se rritja ekonomike e Eurozonës do të përshpejtohet pak në vitin 2016 dhe 2017, por duhet treguar vëmendje në kushtet e ngadalësimit të rritjes së ekonomive të reja, dobësimit të tregut ndërkombëtar, gjendjes së tensionuar në disa zona dhe sfidave të tjera të jashtme që po shtohen.

Raporti parashikon se ekonomia e 19 vendeve të Eurozonës do të rritet këtë vit 1.7 për qind, duke e kaluar nivelin 1.6 për qind të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 pritet të arrijë në 1.9 për qind.

Sipas raportit, përveç Greqisë, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës do të kenë rritje ekonomike në vitin 2016.

Ekonomia e Greqisë këtë vit pritet të ulet me 0.7 për qind, kurse në vitin 2017 parashikohet të rritet me 2.7 për qind. Rritja e ekonomisë gjermane si sivjet, ashtu edhe vitin e ardhshëm, parashikohet të ketë një rritje 1.8 për qind.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0