Rritet turizmi i bujtinave pas pandemisë - Business Magazine Albania

Rritet turizmi i bujtinave pas pandemisë

turizmi i bujtinave

Në shumë zona rurale në Qarkun e Gjirokastrës po rritet numri i bujtinave për të pritur turistët. Banorët po shfrytëzojnë pasuritë natyrore dhe kulturore për t’i bërë më tërheqës fshatrat e vegjël historikë. Kjo formë e re e turizmit po rritet pas pandemisë, megjithëse gjen mjaft sfida, sidomos prej largimit të të rinjve nga zonat rurale.

Nokova, një fshat i vogël historik, me një kishë mbi 250 vjeçare, është rreth 10 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Në krye të fshatit, Marika Rrumbullaku vendosi të ngrejë një bujtinë ku sot pret vizitorë vendas dhe të huaj.

Lexoni: Think Big, për Turizmin me Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë

Kur dola në pension, vajzën e martova, nuk kisha më detyrime të mëdha, djali ishte i rritur dhe në Tiranë nuk kisha cfarë të bëja më, nuk e duroja dot zhurmën e Tiranës dhe vendosa të ngre këtë bujtinë në tokën e të parëve të mi, në Nokovë. Së bashku me një të afërme që është arkitekte bëmë projektin dhe për disa vite e ngritëm”, thotë ajo.

Marika thotë se shërben për turistët prodhimet më të freskëta vendase, vizitë në kishat e vjetra dhe shtëpitë me gurë, ngjitjet në mal, për të shijuar pamjet mbresëlënëse të Luginës së Drinos.

“Ne i çojmë turistët për të vizituar vendet historike, Manastirin e Shën Sotirit, Kishat e Mingulit, Kishat e vjetra në Nokovë, zonën poshtë liqenit. I kam shoqëruar gjithmonë”.

Bujtina e vogël me tre dhoma u ngrit nga Marika, me profesion avokate dhe një e afërme e saj arkitekte paralelisht me pemtoren për të cilën ajo kujdeset.

“Në kohën që puëntorët bënin shtëpinë unë kisha merak kopshtin. Ata ndërtonin shtëpinë, unë mbillja pemë dhe ato u rritën paralelisht”, thotë ajo.

Marika thotë se brenga e gjithë brezit të saj është largimi i të rinjve. Djali i saj punon në Singapor dhe vajza në Tiranë dhe fshati i vogël ka shumë pak banorë.

“Të them me sinqeritet më vjen për të qarë kur mendoj që rinia ka ikur. Edhe mua më ka ikur djali, e çova 17 vjeç të mësonte. Por të paktën ata që mësojnë le të ikin, por ta kthejnë kokën nga vendi i tyre.”

Edhe Grabova një fshat i vogël gati 2 kilometër nga rruga Këlcyrë-Përmet ishte thuajse i harruar para se Elton Ismaili të ngrinte bujtinën “Tek Xhako”. Eltoni thotë se bujtina ofron një paketë të plotë turistike dhe mbështetet tek mikëpritja, prodhimet tradicionale si dhe vlerat natyrore të zonës anës Vjosës.

“Bujtina ofron një paketë të plotë turistike me fjetje, ushqim, rafting, hiking, hipizëm. Disa shërbime turistike janë në funksion dhe disa të tjera janë në diskutim me orperatorët turistikë”, thotë ai.

Eltoni thotë se pandemia e goditi shumë turizmin, por këto forma të reja që po përhapen mund t’i ndihmojnë ekonomitë e vogla që duhet të vijojnë të punojnë me rritjen e shërbimeve.

“Tani i jam futur kësaj fushe, kemi përfituar dhe nga fondet e Programit IPARD- dhe Agjencisë së Zhvillimit Rural. Isha duke e ndërtuar bujtinën në kohën e pandemisë e cila e goditi shumë turizmin.”

Ardian Gogo, specialist turizmi pranë organizatës “CESVI” thotë se pas pandemisë vihet re një rritje e prurjes turistike, e mbizotëruar nga turistët vendas dhe kryesisht që e frekuentojnë këtë zonë në fundjavë.

“Vihet re një rritje e fluksit turistik. Vazhdon të jetë i zotëruar nga turistët vendas dhe në fundjavë merr intesitet të lartë. Po vërejmë një prani të ulët të turistëve të huaj dhe kjo lidhet me pandeminë dhe problemet e pazgjidhura me lëvizjen e lirë”, thotë zoti Gogo.

Zoti Gogo thotë se turizmi rural po bëhet një formë aktive me bujtina që janë mështetur në investime srioze.

“Kemi vënë re që ka investime për turizmin rural. Flasim për bujtina që kanë një investim serioz dhe të plotë. Pra nuk flasim për përpjekje të individëve për një biznes, por për investime të kompletuara.”

Ardiani thotë më tej se format e ndryshme të turizmit po ndihmojnë njëra tjetrën në këto zona për të rritur ofertën turistike.

Lexoni: “Turizmi i rrëmbyer”

Në Shqipëri turizmi po rikthehet në nivelet e parakrizës së pandemisë së koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare në Qershor hyrjet e të huajve ishin vetëm 4% më të ulëta krahasuar me qershorin e vitit 2019. Shqiptarët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të hyrjes së turistëve me rreth 55%, pasuar nga polakët dhe zvicerianët që kanë shënuar këtë sezon rritjen më të madhe.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave uljen më të ndjeshme në prurjen turistike e ka shënuar hyrja e shtetasve nga Greqia për shkak të hapjes me vonesë të kufirit me Shqipërinë nga autoritetet greke.

/voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0