Burnout është një ndërthurje simptomash të lidhura me një gjendje stresi të vazhdueshëm në mjedisin e punës. Punonjësi mund të ndihet i pakënaqur, me një shkëputje mendore në angazhimin e tij dhe të ketë qëndrim indiferent. Megjithatë, janë disa sektorë në të cilët kjo gjendje mund të zhvillohet më lehtësisht se te të tjerët. Kërkimi global i realizuar nga Workday Addressing Burnout Risk në 2022 analizoi se si ka evoluar rreziku i burnout nga viti 2021 në disa industri dhe zona gjeografike në botë.
Në veçanti u analizuan 10 sektorë industrialë, ku u përfshinë 1.5 milionë punonjës që përfaqësojnë më shumë se 600 kompani në botë. Hulumtimi vlerësoi përgjigjet e punonjësve, lidhur me faktin të të qenët gjithnjë të lidhur, nivelet e energjisë dhe ato të kënaqësisë, duke i klasifikuar si rrezik i lartë, i mesëm apo i ulët.
Nga administrata publike te sektori i prodhimit
Pjesa më e madhe e industrive të analizuara ka regjistruar nivele më të larta të burnout në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë. Sektorët prodhues, që kanë qenë në linjën e parë gjatë pandemisë, kanë regjistruar rritjen më të lartë të burnout.
Studimi zbuloi se pjesa më e madhe e sektorëve regjistruan nivele më të larta ose konstante të rrezikut të burnout në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Sektorët që vepruan në linjën e parë gjatë pandemisë, si transportet, regjistruan rritjet më të larta, +16% krahasuar me një vit më parë.
Administrata publike shënoi rritje me 10% të numrit të kompanive me nivel burnout më të lartë, ndjekur nga kompanitë në sektorin shëndetësisë, që regjistruan rritje me 4%.
Në rënie me 11 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar, është sektori i prodhimit (50%), i ndjekur nga ai i energjisë (48%) dhe mallrave të konsumit (43%), të cilët kanë mbetur të pandryshuar në krahasim me vitin 2021. Teknologjia e Informacionit ndalet në 13% në fund të këtij klasifikimi të veçantë, duke u konfirmuar për të dytin vit, si industria më pak e rrezikuar nga burnout.
Hulumtimi theksoi një sërë veprimesh që mund të marrin punëdhënësit për të ulur nivelin e stresit të punëtorëve.
Nëse nga një anë, problemi i burnout te punonjësit është gjithnjë e më i përhapur, nga ana tjetër, drejtuesit e kompanive mund të bëjnë pjesën e tyre. Një ndihmë mund të vijë nga kultivimi i një kulture më afër nevojave të punonjësve, si dhe nga nxitja për zgjidhjen e problemeve me një dialog të hapur dhe ofrimi i një qëllimi të përbashkët punonjësve për të siguruar një shkallë të caktuar mirëqenie. blog
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto