Rritet interesi për energji nga burime të rinovueshme, tashmë një tjetër

Rritet interesi për energji nga burime të rinovueshme, tashmë një tjetër park fotovoltaik në Shkodër


Ka një interes në rritje për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe specifikisht nga dielli. Kompania e radhës që ka aplikuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, këto ditë është IN Food sh.p.k, e cila parashikon që të ndërtojë një park fotovoltaik me kapacitet 1.975 MW në zonën “Gomsiqe”,  Qarku Shkodër.

Projekti

“Shoqëria “IN FOOD” Sh.P.K. ka aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Gomsiq’, Qarku Shkodër me një sipërfaqe totale të projektit rreth 38.000 m² ku kapaciteti i instaluar do të jetë 1.975 MW me një vlerë investimi rreth 2.7 milionë €” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pranë ministrisë së Energjisë gjatë këtij viti ka pasur disa shprehje interesi për parqe fotovoltaikë në zona të ndryshme në vend që në total kapin një vlerë disa dhjetra milionë euro. Kapaciteti i instaluar i tyre, të marra veç e veç, llogaritet nën 2 MW duke bërë që mos trajtohen si koncesione tipike.

Në çdo rast të propozuar, nga ana e Ministrisë, pas vlerësimit të projektit dhe dokumentacionit bëhet një shpallje me afat 15 ditor, për t’ju lënë mundësi palëve të treta, të shprehin komentet apo rezervat që mund të kenë. Në rast se nuk ka problematika, këto projekte kalojnë në fazën finale të miratimit.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0