Rrëfehet nëna, e cila hoqi vajzën nga shkolla për t'u marrë me 'TIKTOK' - Business Magazine Albania

Rrëfehet nëna, e cila hoqi vajzën nga shkolla për t’u marrë me ‘TIKTOK’

Një nënë ka zbuluar se do të largojë vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla për t’u fokusuar në karrierën si një influencuese e vogël.

Kat Clark, nga Gold Coast në Queensland, ka 5.2 milionë ndjekës të TikTok. 37-vjeçarja prezanton podcastin e njohur austriak ‘Basically Besties’ me vajzat e saj Latisha, 20, dhe Deja, 12 vjeç, për të cilat Kat ka rregulla ‘shumë të rrepta’ prindërimi.

“Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore sepse kisha një punë në korporatë”, tha ajo së fundmi në podcast It’s All Her me Jody Lucas. “Që nga fillimi në këtë karrierë të re, ka shumë udhëtime të përfshira.”
 

“Deja madje ka filluar të përfshihet, kështu që 9-3, nga e hëna në të premte shkollimi nuk po funksionon dhe na është dashur ta heqim nga shkolla”.Kat tregoi se e ka regjistruar Dejën për shkollim në shtëpi për vitin e ardhshëm.

“Ne mendojmë se kjo është më e mira për të, sepse nuk duam që ajo t’i humbasë këto mundësi. TikTok kërkon shumë kohë. Kjo gjë funksionon për familjen tonë.’

Mamaja pohoi se ishte ‘koha perfekte’ pasi Deja mund t’i rikthehet shkollimit tradicional një vit më vonë nëse nuk i pëlqen stili i jetesës.

Vajza e saj tjetër, Latisha, mbaroi shkollën e mesme dhe fillimisht u regjistrua në shkollën juridike menjëherë pas kësaj – por e braktisi gjashtë muaj më vonë për të ndjekur podcasting.

“Me Dejën, nëse do të donte të bëhej mjeke apo avokate – do ta inkurajonim të shkonte pas atyre ëndrrave. Por aktualisht nuk janë këto qëllimet e saj. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të çfarëdo që të ndodhë”, tha nëna.

Kat gjithashtu zbuloi se ajo i mësoi vajzat e saj “të jenë vetvetja” dhe “të mos ndryshojnë për askënd”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0