Rolls Royce mbledh në një event unik disa prej klientëve më të besuar

Rolls Royce mbledh në një event unik disa prej klientëve më të besuar


Në Irvine, Kaliforni, në vitin 2006 u mbajt takimi i parë i Cars & Caffe. Rolls Royce, mori inspirimin nga ky event dhe së fundmi ka mbajtur eventin e saj personal të kësaj natyre.

Cars & Caffe prej 12 vitesh tashmë, është një event i hapur për të gjithë të apasionuarit. Madje, mund të gjesh edhe personazhe si Jay Leno në të. Kjo do të thotë, se  i ka kaluar kufijtë e një eventi të zakonshëm.

Por për Rolls Royce, nuk ishte mjaftueshëm “intrigues”. Kështu, Rolls Royce krijoi “Cars and Cognac”. Njoftimi për shtyp e quan këtë “the Rolls-Royce of car meetings” është saktësisht ajo që mund të mendosh se kompania luksoze britanike ka realizuar.

Kompania thote se eventi është më shume se sa xhiro në një parking me një kafe në dorë. Klientë të Rolls Royce por edhe punonjës të kompanisë  u mblodhën në Soho Farmhouse Hotel. I ndodhur në Oxfordshire, Britani, ky vend është një pikë tipike rurale britanike, e cila ruan stilin e jetës së dikurshme në vend. Eventi nisi me një darkë, dhe më pas me shijim të konjakut në fermën pranë.

rolls royce

Në fakt, vetëm 3 makina ishin prezente në këtë event. Për t’u përmendur, ishte një Phanton me një kosh pikniku në të, i mbushur me pije alkolike të ndryshme për t’u shijuar. Gjithashtu ishin prezente edhe dy Rolls Royce Dawn Black Badges. Njëra prej tyre, një Adamas Collection. Tjetra, “shpikja” e re e Rolls Royce për t’a bërë Dawn një kabrio me 2 sedilje.

Nuk kishte mënyrë më “mondane” të mbylljes së eventit. Të ftuarit, shoqëroheshin për në shtëpi nga një shofer të ulur në sediljet e pasme të një Rolls Royce. Ose, në të kundërt, mund të qëndroje në hotel.

“”Cars and Cognac” demostron shpirtin unik të klientëve tanë. Gjithashtu edhe pasionin e tyre të thellë për markën”, – u shpreh Julian Jenkins, drejtor rajonal i Rolls-Royce Motor Cars. “Kjo mbrëmje reflekton dialogun e pasur midis kompanisë dhe klientëve. Një marrëdhënie unike dhe shumë të rrallë, me të cilën ne jemi shumë të privilegjuar të ushqehemi.”

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0