"Revolucioni në Ndërtim: Shqipëria e Kapiten Europe! Çfarë e bën të veçantë?" - Business Magazine Albania

“Revolucioni në Ndërtim: Shqipëria e Kapiten Europe! Çfarë e bën të veçantë?”

Varësia e ekonomisë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat. Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) arritën 19.1% në vitin 2023, duke u rritur nga 18.8% në vitin e kaluar. Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.

Lexo: Destinacionet e fshehura në Ballkan për Nomadët Dixhitalë: Zbulo vendin shqiptar…

Rumania renditet e dyta me 17.9%, ndjekur nga Suedia me 15.7%. Në rajon, pas Shqipërisë renditen Maqedonia e Veriut me 13.3%, Bosnja me 12.5%, Mali i Zi me 11.4% dhe Serbia me 9.6%. Greqia mbyll listën në Europë me shpenzime nominale të ndërtimit të barabarta me 4.9% të PBB-së.

Ndërtimi dhe sektori i pasurive të paluajtshme kanë qenë faktorë kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të vitit 2023, duke kontribuar në gati 50% të rritjes së PBB-së, sipas të dhënave të INSTAT. Sektori i ndërtimit arriti një rritje prej 9.7%, duke shënuar një vlerë prej 235 miliardë lekësh ose rreth 2.2 miliardë euro. Transaksionet e pasurive të paluajtshme gjithashtu treguan një performancë të fortë, duke arritur 137 miliardë lekë ose rreth 1.3 miliardë euro në vitin e kaluar, një nga nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0