Revolucioni i avionëve të së ardhmes - Business Magazine Albania

Revolucioni i avionëve të së ardhmes

Nga një koncept i kabinës që zhduk plotësisht sediljen e mesme në një dizajn të mrekullueshëm që e çon klasën e biznesit të avionëve me një rresht në një nivel të ri, Crystal Cabin për këtë vit ofron një vështrim emocionues në të ardhmen e mundshme të aviacionit.

Çdo vit Crystal Cabin Awards shfaq ide inovative që ri konceptojnë përvojën e kabinës së aeroplanit.Ka tetë kategori që nxjerrin në pah gjithçka, nga risitë eko-miqësore të tilla si një ide e aplikacionit për mbetjet ushqimore të bazuara në AI (Inteligjencë Artificiale) nga linja ajrore gjermane Lufthansa deri te konceptet e gjeneratës së ardhshme.


Ndër novacionet e përzgjedhura të kabinës është koncepti “Skynest” i Air New Zealand, i cili parashikon kuti gjumi të rezervuar të përbërë nga gjashtë krevate marinari të shtrirë, të dizajnuara për t’u dhënë pasagjerëve  mundësinë për tu çlodhur.

Lexo: Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit

Adient dhe Boeing Encore Interiors vendosën të imagjinojnë një shtrat të sheshtë, shumë hapësirë, ​​​​ruajtjeje për bagazhet, minibar, bibliotekë dhe hapësirë ​​për një pasagjer tjetër që të bashkohet me ju për një takim. crystal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0