Revista Shtator 2017 - Nëse gjatë verës të mungoi, ja ku vjen tani!

Revista Shtator 2017 – Nëse gjatë verës të mungoi, ja ku vjen tani!


Të gjithë e dimë se pas pushimeve, nevojiten edhe disa pushime të tjera për të marrë veten. Për të kapur ritmin e punëve apo për të qenë mendërisht të gatshëm për një rikthim tek produktiviteti, Shtatori tingëllon si muaji i duhur.

Ndaj edhe ne, vendosëm që edicionin 14 të Business Magazine Albania ta publikojmë online pikërisht këtë muaj.

Duke qenë se gjithnjë kërkojmë të sjellim më shumë materiale ekskluzive dhe më pak përkthime, ky numër ështe konceptuar paksa ndryshe nga të tjerët.

Sezonin e kaluar televiziv, për herë të parë në Shqipëri, aktorët e rinj të skenës së sipërmarrjes gjetën vend në ekranin e gjerë të televizionit. Pikërisht në Vizion+, si një produksion i Tring TV, lindi spektakli “Do You Have an Idea”, nën drejtimin e Turjan Hyskaj.

Formate të tilla televizive janë tepër të nevojshme për të stimuluar publikun e gjerë drejt sipërmarrjes si një zgjidhje e shumë problemeve me të cilat haset shoqëria jonë, që realizohet duke marrë vetë përsipër t’i vëmë gjërat në lëvizje.

Business Magazine Albania, lindi si iniciativë e tillë, me misionin për të promovuar dhe mbështetur Sipërmarrjen.

Për këtë arsye, kemi sjellë në formën e një rubrike Speciale, një set me intervista me disa prej të rinjve, të cilët me idetë e tyre morën vëmendjen e publikut dhe të investitorëve nga juria.

Po me të njëtin qëllim ne sjellim edhe Specialen me Intervista të 3 çmimeve të para të Startup Live Tirana, aktivitet të cilin e mbështesim për vitin e dytë rradhazi.

Si gjithmonë, mirëpresim të na shkruani komentet dhe sugjerimet tuaja si dhe ta shpërndani revistën me miqtë!

Linkun për shkarkim mund ta gjeni KËTU 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0