Revista 24, pandemia dhe përballja e sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Revista 24, pandemia dhe përballja e sipërmarrjes

Revista 24

Kushtet shëndetësore janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimet ekononomike. Nevoja për të shtrënguar sërish masat mbrojtëse ndaj Covid, po ngjall shqetësim të madh në fushën e ekonomisë. Sipërmarrja druhet të mos e përballojë një tjetër mbyllje.

Po si kemi ecur deri tani?! Numri 24 i Revistës së Businessmag sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Lexo: Vetëbesim, motivim dhe ekspertizë në marketing. Vjen revista nr. 19 e Businessmag.al

Në brendësi të revistës gjeni gjithashtu intervisa, mes të cilave, Intervista me prof. Ylli Çabirin. Ai ka botuar librin “Shqipëria mund të bëhet” duke dhënë rregulla praktikë për mirëfunksionimin e administratës. Rregulla që vlejnë për të kuptuar se mjafton dëshira e mirë për të bërë punë të mira. Kjo është intervista e parë e tij pas 30 vitesh.

Një tjetër intervistë e rëndësishmë është ajo me sipërmarrësin Kadri Morina, i cili rrëfen sukseset dhe dështimet e tij, pasionin për biznesin i cili tashmë është kthyer në stil jetese për të.

Pjesë e revistës janë edhe këshillat e suksesit, dhe historitë e brandit. Edhe kësaj radhe kemi zgjedhur një markë kombëtare.

Ju ftojmë ta Shkarkoni këtu dhe të abonoheni për versionin print ose online. Koha e kaluar me businessmag.al do të jetë cilësore dhe frymëzuese.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0