Regjistrohet titulli i parë joqeveritar në Bursën Shqiptare të Titujve - Business Magazine Albania

Regjistrohet titulli i parë joqeveritar në Bursën Shqiptare të Titujve

Shoqëria e mikrofinancës NOA është e para që ka regjistruar zyrtarisht tituj joqeveritarë në Bursën Shqiptare të Titujve, njoftoi AMF.

Në një ceremonie të posaçme, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, Ervin Mete, theksoi se janë dashur jo pak përpjekje për të arritur deri këtu. Ai uroi që ky hap të shërbejë si shembull për t’u ndjekur nga kompani të tjera, publike ose private.

Vënia në funksionim e Bursës Shqiptare të Titujve  konsiderohet  një moment i rëndësishëm për tregun shqiptar të kapitalit. Ajo u jep mundësi investitorëve të shtojnë kapitalin dhe të ardhurat, duke ndikuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Pas emetimit dhe ofertimit për publikun e gjerë, sipas burimeve nga tregu interesi për blerjen e titujve ka qënë shumë i lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0