RCC prezanton Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022 nga Ballkani Perëndimor - Business Magazine Albania

RCC prezanton Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022 nga Ballkani Perëndimor

Gratë Sipërmarrëse të Vitit

Tiranë – Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu, Mirjana Babic, Zagorka Blazevska, Marijana Gligoric janë shpallur Gratë Sipërmarrëse të vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor, në ceremoninë e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) mbrëmjen e djeshme, në 9 Mars, në Tiranë.

Më shumë info rreth Grave Sipërmarrëse të Vitit 2021, të Ballkanit Perëndimor

“Dua të uroj të gjithë fitueset e mrekullueshme këtë mbrëmje. Ky është momenti i tyre, dua t’u them faleminderit të gjitha grave të tjera të biznesit, të nominuara ose jo, që i kanë hyrë një rruge pa kthim, drejt krijimit të një shoqërie me mundësi të barabarta, të fuqizuara nga gratë. Është fakt se gratë në Ballkanin Perëndimor janë ende në pozita shumë më të pafavorshme sesa burrat. Vetëm 50% e tyre janë aktive në tregun e punës, krahasuar me 71% të burrave. 42% e grave në rajon janë të punësuara dhe nëse flasim për të rejat, kjo përqindje zbret në 15%.

Për më tepër, shumica e grave në rajonin tonë janë ende në karriera që tradicionalisht kanë paga më të ulëta – si shërbimet në industri, shitja me pakicë, ndërsa në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) ato zënë vetëm 14%. Prandaj, ne në RCC u siguruam që ta bëjmë fuqizimin e grave pjesë kryesore të agjendës sonë, të cilën po e realizojmë vazhdimisht. Puna e palodhur, mendimi inovativ dhe angazhimi i palëkundur që ndihmon ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të lulëzojnë janë arsyeja për të fuqizuar sipërmarrjen e grave në rajon. Nëpërmjet kësaj njohjeje, synimi i RCC-së është që t’u japë një mundësi promovimi grave që guxuan të thyejnë tavanin klasor të sipërmarrjes,” tha Pranvera Kastrati, drejtuese e koman duar e Departamentit të Programeve.

Lexo: United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming, BE-Ballkani Perëndimor

Pas zonjës Kastrati, fjalën e rastit në ceremoni e morën Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

RCC e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave për të promovuar gratë që kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre dhe kanë kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës e të një tregu më të qëndrueshëm për gratë dhe burrat e tjerë në rajonin tonë.

Pikërisht, katër vjet më parë në këtë datë, RCC nisi fushatën “NE”, që synon Fuqizimin e Grave në Sipërmarrje në Ballkanin Perëndimor. Filluam me promovimin, vazhduam me aktivitete të shumta konkrete, të prekshme, duke mbështetur bizneset e grave përmes granteve të vogla turistike, konkurseve si Balkathon, Regional Butterfly Innovation Award dhe Futurismo, inkurajimin e grave të reja për të zgjedhur karrierën STEM dhe në fund me krijimin e Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje, për fuqizimin ekonomik të grave në rajon, zgjerimin e partneriteteve mes tyre dhe mbajtjen gjallë të debatit për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, adresimin e sfidave dhe nevojat të tyre në të gjithë rajonin tonë dhe tregun e përbashkët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0