Blerjet e ofertave nga telefonët do t’i kalojnë blerjet nga tabletët - Business Magazine Albania

Blerjet e ofertave nga telefonët do t’i kalojnë blerjet nga tabletët


Një raport i ri kërkimor për udhëtimet nga Abode, i quajtur Digital Index (Indeksi Dixhital), ka nxjerrë në pah se prenotimet mobile ( me anë të celularit) kanë shënuar gjithnjë një ndikim në të ardhurat globale të udhëtimeve.
Analiza masive e të dhënave të raportit, që mori në vëmendje rreth 15 miliardë vizita në sitet kryesore të udhëtimeve, linjat ajrore dhe hotelet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se një në çdo 5 dollar shpenzim në rezervimin e udhëtimit vjen nga celularët. Kërkimi mbuloi periudhën midis 2013-2015. Ekipi kërkues nga Abode analizoi më shumë se 3 milion klikime në median sociale dhe kontaktoi me 1000 konsumatorë amerikanë për të kuptuar rolin e aparaturave celulare në industrinë e udhëtimeve.

Statistikat e raportit tregojnë se 20 % e prenotimeve vijnë nga celularët (smartphone apo tabletë) dhe ky numër është 6 % më i lartë se vitin e shkuar.

Sitet e udhëtimit, që janë miqësorë ndaj prenotimeve me celularë, po inkurajojnë gjithnjë e më shumë konsumatorët për të blerë ofertat e tyre të udhëtimit nga telefonët dhe tabletët. Strategjitë e mirëmenduara të medias sociale mund të jenë më të frutshme për specialistët e marketingut për të promovuar sitet e udhëtimeve se sa përqëndrimi tek protokollët e kërkimit celularë.

Raporti parashikon se kjo do të jetë vera e parë kur blerjet e ofertave të udhëtimeve nga telefonët do t’i kalojnë blerjet nga tabletët në industrinë globale të udhëtimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0