Raporti i OKB-së: Ja sa vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë - Business Magazine Albania

Raporti i OKB-së: Ja sa vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë

Në një kohë kur më shumë se 730 milionë njerëz vuajnë nga uria në mbarë botën, një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë, sipas një raporti të ri të OKB-së. Më konkretisht, Indeksi i Mbetjeve Ushqimore të OKB-së, i publikuar të mërkurën, tregoi se rreth një e pesta e ushqimit të prodhuar në mbarë botën shpërdorohet ose për shkak të planifikimit të dobët ose mungesës së ambienteve frigoriferike ose magazinimit.

Kostoja e këtyre mbetjeve ushqimore vlerësohet në një trilion dollarë në vit. Bazuar në të dhënat, rreth 60% e tonëve ushqimore të shpërdoruara vijnë nga familjet , ku një rol të rëndësishëm luan edhe tregtia e ushqimeve. Shërbimet ushqimore janë përgjegjëse për 28% të mbetjeve dhe shitja me pakicë për rreth 12% në vitin 2022, sipas shifrave të fundit. Këtyre, duhet t’u shtohet një shtesë prej 1 3% e ushqimit të humbur në zinxhirin e furnizimit ushqimor .

Çdo vit, 79 kg ushqim shpërdorohen për person, ndërsa njerëzit në familjet e varfra hedhin rreth 7 kg më pak për person në vit, krahasuar me familjet më të pasura. Sigurisht, në disa vende, si Britania e Madhe, Australi, Indonezia, Meksika dhe Afrika e Jugut, mbetjet ushqimore kanë rënë ndjeshëm që nga viti 2007. Japonia ka reduktuar mbetjet e saj ushqimore me gati një të tretën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar me rreth 18%.Mbetjet e ushqimit janë kryesisht përgjegjëse për përkeqësimin e krizës klimatike dhe kërcënimin ndaj biodiversitetit, pasi ato përfaqësojnë pothuajse 10% të emetimeve globale të gazeve serrë. Në të njëjtën kohë, bujqësia intensive po zhvendos kafshët e egra nga pjesë të ndryshme të planetit. Mbi një e katërta e tokës bujqësore në botë përdoret për të prodhuar ushqim që më pas shpërdorohet.

Inger Andersen, drejtoresha ekzekutive e Programit të OKB-së për Mjedisin e përshkroi mbetjet e ushqimit si një “tragjedi globale” në një intervistë për gazetën “Guardian“. “Miliona njerëz janë të uritur sot pasi ushqimi shpërdorohet në mbarë botën. Megjithatë, nuk është vetëm një çështje e rëndësishme zhvillimi, pasi efektet e mbetjeve ushqimore shkaktojnë kosto të konsiderueshme për klimën dhe natyrën”, tha ai

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0