Rama: Maji me masa më të lehta qarkullimi. Do të ketë vendim për shkollat dhe turizmin - Business Magazine Albania

Rama: Maji me masa më të lehta qarkullimi. Do të ketë vendim për shkollat dhe turizmin


Kryeministri ka bërë të ditur në një dalje të tij të fundit se duke nisur nga java e ardhshme do të ketë një shtrirje të orarit dhe të drejtës për të lëvizur. Sipas tij do të ketë një fashë të tretë biznesesh që do t’u lejohet të hapin aktivitetin, por hapja duhet të garantohet me rregulla sigurie. Një protokoll sigurie nevojitet të respektohet prej tyre dhe aktiviteteve që do të vijojnë të hapen më tej.

Sipas Ramës, deri në fillim të javës tjetër do të ketë një vendim për shkollat dhe universitetet. Ai kujtoi se vetëm Danimarka i ka hapur pjesërisht shkollat. Nuk ka ende një përfudim për arsimin dhe turizmin.

Lidhur me Turizmin, Rama  kujtoi se është në kontakt me kryeministra të disa vendeve që e kanë turizmin jetik, ashtu si edhe ne. “Por, falë edhe ndërveprimit do ta kemi vendimin për turizmin brenda majit duke parë gjithnjë ecurinë e epidemisë”.

Përsa i përket mbështetjes nga paketa e parë, ai tha se “ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë marrë pagën e luftës. Për dy transhet e tjera nuk do të ketë asnjë vonesë. Janë rreth 65 mijë individë të refuzuar, të cilët automatikisht do të marrin pagesën 40 mijë lekë”.

Lexo: Konfindustria propozon masa përmirësuese për bizneset

Tatim-fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për 2020 është falur.Vijojnë të paguhen sigurimet dhe TVSH.

Rritja e shpejtësisë për rinisjen e aktivitetit mund të na kushtojë shumë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që do të tërheqim frenat nëse numri i të infektuarve nis të rritet, tha Rama.

Ai kujtoi se, normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara se sa hymë në këtë kohë të jashtëzakonshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0