Konfindustria propozon masa përmirësuese për bizneset

Konfindustria propozon masa përmirësuese për bizneset


Konfindustria, mbështetur në të dhënat dhe problematikat e operatorëve industrialë, me qëllim rritjen e efektivitetit ekonomik si dhe standarteve mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19, ka përgatitur një Paketë Operative, ku shpreh vlerësime dhe kërkesa:

  • Vlerësohet, se ka filluar përshtatja më e mirë e punës së bizneseve në kushtet e reja të krijuara nga gjendja e jashtëzakonshme.
  • Vlerësohet pozitivisht vendimi i ekzekutivit për njëhsimin e orareve të qarkullimit të njerëzve dhe aktiviteteve ekonomike.
  • Kërkohet të shtyhet 1-2 orë afati kohor për mbylljen e aktivitetit të bizneseve/industrive në qendrat urbane. Një shtrirje e tillë kohore rrit efektivitetin ekonomik dhe mundëson uljen relative të dendësisë së qarkullimit të qytetarëve, duke shërbyer edhe në mbrojtjen e shëndetit.
  • Konfindustria mbështetet publikimin me akt ligjor të listës së kategorive të bizneseve, që lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.
  • Kërkohet të ndërtohet protokolli tekniko-ligjor i masave mbrojtëse të detyruara sipas cdo kategorie biznesi për tu patur si metodikë pune zbatuese nga bizneset dhe inspektoriatet kontrollit.
  • Lista e kategorive të lejuara të bizneseve dhe kohështrirja e lejimit të aktivitetit të tyre të jetë më e gjerë në:
  1. Hapësirat gjeografike të paprekura deri më sot nga epidemia.
  2. Sektorin bujqësor dhe fermerët
  • Të sigurohet qarkullimi për të gjithë punonjësit/specialistët e linjave teknologjike, apo enëve nën presion, etj. në industri, që kanë nevojë për kujdesje 24-orë dhe parandalim aksidentesh.

Lexoni:  Kriza nga COVID-19, Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Konfindustria vlerëson, se marrja e masave përpjestimore shtrënguese në përballje me rrezikun e epidemisë është mënyra e vetme në uljen e faturës së rëndë financiare, që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë nga pasojat e përballjes me pandeminë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0