Qytetet më të mira në botë për transportin publik - Business Magazine Albania

Qytetet më të mira në botë për transportin publik

Bota jonë dominohet gjithnjë e më shumë nga qytete që rriten nga dita në ditë, dhe gjithnjë e më shumë prej nesh po kuptojnë se trafiku i makinave është stresues për qytetet tona dhe planetin. Në këtë kontekst, trenat, autobusët dhe tramvajet janë heronjtë e qytetareve që fjalë për fjalë mund të “shpëtojnë” botën nga kaosi i trafikut dhe ndotja.

Evropa dhe Azia dominojnë një listë të re të qyteteve më të mira në botë për transport publik.

Time Out, botuesi i udhërrëfyesve globalë, anketoi 20,000 njerëz në 50 qytete për të zbuluar se si ndihen ata për sistemet e tyre lokale të transportit masiv.
Lexo: Mira Murati: Autoritetet na kanë bllokuar, por italianët e duan inteligjencën artificiale

Dhjetë te parat nga 19 qytetet e listuara gjithsej përbëhet tërësisht nga destinacionet në Azi dhe Evropë, me Berlinin në vendin e parë.

Renditja më e lartë nga Amerika e Veriut është qyteti i Nju Jorkut i cili renditet në vendin e 15-të.

Qytetet më të mira në botë për transport publik

Berlin, Gjermani

Pragë, Republika Çeke

Tokio, Japoni

Kopenhagë, Danimarkë

Stokholm, Suedi

Singapor

Hong Kong

Taipei, Tajvan

Shanghai, Kinë

Amsterdam, Holandë

Londër, MB

Madrid, Spanjë

Edinburg, Britani e Madhe

Paris, Francë

New York City, SHBA

Montreal, Kanada

Çikago, SHBA

Pekin, Kinë

Mumbai, Indi.timeout

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0