Psikologu që po zhvillon biznesin e kërmillit

Psikologu që po zhvillon biznesin e kërmillit


Ferma “Elix Snail”

Ervin Hajdaraga është i riu nga Tirana me profesion psikolog në QSUT, por me një pasion të madh për sipërmarrjen. Sipërmarrja që ai ka zgjedhur të investojë nuk është e zakontë për vendin tonë. Vetëm pak herë mund të kemi dëgjuar për një fermë kërmijsh. Tashmë kjo fermë është bërë pjesë e pandshme e jetës së tij. Ervinin e gjen aty në çdo kohë duke u kujdesur për krijesat që i kosideron pjesë të pandashme të jetës. Por si lindi ideja e kësaj sipërmarrje?
Ervini tregon për BusinessMag.al se ideja për të krijuar një biznes e ngacmonte prej kohësh, por krijimi i një ferme për kultivimin e kërmijve ishte e rastësishme. “Po kthehesha nga peshkimi me një mikun tim dhe po bisedonim rreth bujqësisë. Fakti që po shinim kaq shumë toka të pa kultivuara na shtyu të mendonim të merreshim me diçka që të kishte lidhje më bujqësinë dhe si opsion të mundshëm menduam kultivimin dhe rritjen e kërmijve,” – na rrëfen ai.

Ferma“Elix Snail” gjendet në Durrës, në zonën e Sukthit, pranë stacionit të trenit. Ervini nuk është i vetëm në këtë rrugëtim. Ai ka edhe një orak, për të cilin shprehet se, e ka ndihmuar shumë në rrugëtimin e tij, duke i besuar eksportin, një nga punët më të rëndësishme.

Lexo: 5 të rinj shqiptarë që i janë përkushtuar fermës

Ai shprehet se gjatë kohës kur punëtorët po merreshin me ndërtimin e fermës, çuditej nga tërë proceset e ndërtimit. Kishte jetuar në qytet dhe nuk kishte pasur mundësinë të njihej me procese të tilla. Edhe gjërat më minimale të punimit të tokës i dukeshin të jashtëzakonshme. “Në bashkëpunim me Institutin e Kultivimit të Kërmijve në Cherasco, kemi nxjerrë në treg kërmijtë Helix Aspersa Muller. Ato vlerësohen maksimalisht si nga kozmetika edhe gastronomia botërore.

Kërmijtë përmbajnë proteina, nivel të ulët yndyre dhe omega 3. Ndihmojnë në problemet e artritit, trompozës dhe kolesterolit. Krahas faktit që janë një delikatesë shumë e shijshme”,- shprehet ai.

Tashmë, prej tre vitesh ai jeton mes dy filozofive të ndryshme. Nga ferma prodhohen rreth 8 ton kërmij në sezon ku çmimi për kg shkon nga 4-5 euro. Në vitin 2018 nga ferma “Elix Snail” u prodhuan 90 ton kërmij. Tashmë kjo fermë ekporton 54% të prodhimit në Bosnje. Eksporti është i përhapur në Greqi, Serbi, Bullgari dhe së fundmi edhe në Itali. Kërmijtë e fermës Elix Snail gjithashtu tregtohen e gatuhen edhe në Shqipëri në disa nga restorantet më të mira të vendit si: Millenium Gourmet, The Home Social Club, Amor Restorant dhe Umami.

Që një kërmill të jetë i gatshëm për t’u konsumuar duhet të jetë maturuar 14- 16 muaj. Kërkesa për kërmijtë, shprehet ai, është rritur edhe nga qendrat esetike apo nga fabrikat që prodhojnë produkte kozmetike.

“Ajo çka më motivon më shumë është fakti që klientët dhe miqtë me komplimentojnë herë pas here për punën që bëj. Shpresoj që pas shumë vitesh kërmilli i fermës time të jetë një nga prodhimet më të mira në Europë”.

I pyetur nga BusinessMag.al se pse zgjodhi pikërisht kërmijtë për të ndërtuar një sipërmarrje ai shprehet se klima e vendit e favorizon rritjen e një produkti të tillë. Rritja e kërmijve konsiston me ushqyerjen e tyre me lakër, panxhar, tërfil, karrota, kungull dhe luledielli. Por, si çdo biznes tjetër edhe biznesi i kërmijve ka risqet e veta. Ato rrezikohen më së shumti nga temperaturat nën 0 gradë. Kjo temperaturë është e papërballueshmë për organizmin e tyre.


Një nga llojet e kërmijve që kultivohen në “Elix Snail” është lloji i kërmilit Helix Aspersa Muller” ose i quajtur ndryshe edhe si kërmilli mesdhetar. Ka një guaskë ngjyrë kafe të hapur të mbuluar nga vija të bardha, kurse pesha e tij shkon deri në 12 gramë.

Në maternitet ndodh riprodhimi i kërmijve mëma dhe pas 45 ditësh lindin kërmijtë e rinj. Të vegjlit ushqehen me bimësinë që ndodhet në maternitet dhe disa ditë më vonë u jepet edhe ushqim shtesë, si: kungull, bostan e luledielli, të cilat janë mbjellë në parcelat përballë disa ditë pas hedhjes së rasatit në maternitet.

Kjo është zona suplementare, e vetmja e pa rrethuar dhe me disa impiante vaditëse në të. Gjatë qëndrimit të kërmijve në maternitet, toka ujitet çdo ditë për 30 minuta pas perëndimit të diellit në mënyrë që të këtë lagështi  të mjaftueshme për ta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0