Pse promovimi i vetes është një ide tmerrësisht e keqe?

Pse promovimi i vetes është një ide tmerrësisht e keqe?


Boll përsa i përket ‘Unë ndjej.’ Më lini t’ju tregoj se pse vetë-reklamimi ju bën më shumë keq se sa mirë. Por në fillim le të flasim se pse njerëzit me pak cilësi të provuara ndiejnë nevojën që ta bëjnë veten të duken si më të mirët. Nëse i pyet, me siguri do marrësh një nga këto 3 histori, të cilat janë në mënyrë të dallueshme me të meta:

Historia #1: “Çkemi, unë jam Pollyanna nga Utopia”
Duke u rritur më kanë thënë se, nëse punoja shumë në shkollë dhe në çdo punë, përpjekjet e mia do të njiheshin dhe do të shpërbleheshin dhe do t’ia dilja mbarë në karrierën time. Nuk m’u desh shumë për të kuptuar se kjo nuk ishte mënyra se si funksionojnë gjërat në botën reale. Nëse nuk i “bie borisë tënde”, nuk do t’ia dalësh kurrë mbanë.

Përgjigjia ime: Jo për të treguar mungesë respekti, por mos vallë nëna jote quhej Pollyanna dhe je rritur në një vend të quajtur Utopia? Askush nga ata që e tregon këtë nuk duhet të lejohet të ketë fëmijë. Të punosh shumë duhet patjetër, por as nuk i afrohet asaj që duhet për t’ia dalë mbanë. Një gjë është e sigurtë: “T’i biesh borisë tënde” nuk do të ndihmojë.

Historia #2: Vetë-promovuesit i japin vetë-promovimit një “nam” jo të mirë
Nuk ka asgjë të keqe me vetëpromovimin. Janë njerëzit egoistë që kërkojnë nga njerëzit e tjerë ata që i japin një emër të keq vetë-promovimit. Për aq kohë sa ti gjithashtu po nxjerr dobi nga ana tjetër e ekuacionit, kujtdo që po ia shisni vetes, çdo gjë është në rregull.

Përgjigjia ime: Kjo është vetëm semantikë. Promovimi i vetes është, me përkufizim, të promovosh veten tënde si “Unë jam një sipërmarrës serial: CEO i vetes dhe i vetes sime.com.” Nga ana tjetër nëse, ju po i shisni një propozim me vlerë që ka dobi aksionerëve dhe të interesuarve, kjo është një gjë e mirë, por nuk është e njëjta gjë.

Historia #3: A nuk shtiren të gjithë derisa arrijnë suksesin?
Pa eksperiencë dhe vetë-promovim, nuk do ta keni kurrë mundësinë për t’i pasur ato. Prandaj të shtiresh derisa t’ia dalësh është e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm. A është kjo ajo që bën kushdo?

Përgjigjia ime: Ti fillon nga fundi, bën më të mirën, ndërton kredibilitetin dhe mundohesh gjithmonë për nivelin pasues. Ja kështu fitohet eksperienca dhe besimi.

Tani që jemi të qartë në atë se çfarë është dhe çfarë nuk është vetëbesimi, më lini t’ju shpjegoj sepse ai është i keq për karrierën dhe biznesin tuaj. E vërteta është se vetë-promovimi ka të bëjë me shërbimin ndaj vetes. Lidhet vetëm me ju, dhe në marrëdhëniet e biznesit, kjo është ajo anë e ekuacionit për të cilën askush nuk do t’ia dijë. E di që tingëllon e ashpër, por nëse nuk jua tregoj unë këtë, kush do ta bëjë?

E vërteta është se, kur vjen fjala për biznes, askush nuk do t’ia dijë për ty. Nuk më intereson nëse është shefi yt, një manaxher, një klient potencial, nëse flisni vetëm dokrra se pse ju jeni kaq të mëdhenj dhe të mrekullueshëm, nuk keni për ta arritur ngritjen në detyrë, punën, apo biznesin.

Për shembull, nëse i tregoni shefit tuaj se si mund të përfitojë kompania dhe më pas ju arrini ato se çfarë thatë se do bënit, kjo do të thotë të tregosh veten se kush je. Nëse e bëni këtë në mënyrë konstante, ju mund të ngriheni në detyrë. Nëse jo, atëherë gjeni një kompani më të mirë që mund t’ju shkojë më shumë për shtat. Kështu mund të menaxhoni karrierën tuaj në mënyrë aktive.

Nëse dhe kur mbërrin ajo ditë e bekuar kur do drejtoni biznesin tuaj, do ta kuptoni që kështu funksionon edhe me klientët. Ata nuk duan t’ia dinë për ty, ata duan të dinë se si ti plotëson nevojat e tyre. Kjo ka të bëjë me propozimin e një vlere. Dhe më besoni, kjo është gjithçka për të cilën kanë nevojë në fillim ata.

Mos më keqkuptoni. Me kalimin e kohës do të dëshironi të ndërtoni marrëdhënie të forta dhe afatgjata me aksionerët dhe të interesuarit e tjerë të një kompanie. Dhe e dini çfarë? Askush nuk do të punojë me një njeri që promovon veten, i intereson vetëm vetja dhe që vetëm asaj i shërben. Askush. Nëse mendoni pak për këtë, as ju nuk do të donit.

/Shkruar nga Steve Tobak, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0