Pse Patoko është ndryshe nga kompanitë e tjera të cilat ofrojnë shërbim taksi? - Business Magazine Albania

Pse Patoko është ndryshe nga kompanitë e tjera të cilat ofrojnë shërbim taksi?

Patoko është një aplikacion nga i cili mund të merrni një udhëtim me taksi nga një grup i madh shoferësh në të gjithë Tiranën! Ata shoferë mund të jenë të regjistruar privatisht ose të punojnë me një kompani taksie. Patoko ju ofron komoditet në zgjedhje, shpejtësi dhe çmime të ulëta. Për më tepër, udhëtimet në aeroport janë me zbritje dhe ju fitoni pikë besnikërie.

Pjesëmarrës në panairin Future2Tech, Martin Aliaj  në një intervistë për BusinessMag u shpreh në këtë formë për Patokon: “Ne jemi një startup teknologjik, i fokusuar tek fusha e mobilitetit, për momentin tek pjesa e taksive, i llojit uber, që ekzistojnë kudo në botë, por e përshtatur sipas legjislacionit shqiptar, sepse në Shqipëri vetëm personat e licensuar për këtë shërbim, mund ta japin atë.

Lexo edhe: Cilat janë sfidat e profesionit të juristit

Ne bëjmë ndërlidhjen më të shpejtë të një personi që ka nevojë për shërbim, me taksinë. Lidhjen e bëjmë në kohë reale. Njerëzit na kanë mirëpritur dhe në nivel startup-i jemi mirë, sepse njerëzit  na thonë që ju jeni startup i mirëfilltë dhe është diçka funksionale që një njeri merr një shërbim”.

Intervistën mund ta shihni edhe në YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0