Pse ky është momenti i duhur që të rinjtë të zotërojnë një biznes! - Business Magazine Albania

Pse ky është momenti i duhur që të rinjtë të zotërojnë një biznes!

Pse ky është momenti i duhur që të rinjtë të zotërojnë një biznes!

Një ndryshim i madh po riformëson peizazhin e bizneseve të vogla  por, ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk është domosdoshmërisht një forcë shkatërruese. Në fakt, mund të jetë mundësia juaj e artë. Ekspertët financiarë po e quajnë këtë fenomen “tsunami i argjendtë”: një valë e transferimit të pronësisë së bizneseve të vogla, si pasojë e daljes në pension të brezit të Baby Boomer, të cilët zotërojnë rreth 30 për qind të afro 35 milionë bizneseve të vogla në SHBA, sipas Guidant Financial dhe Administratës së Biznesit të Vogël.

Për sipërmarrësit e rinj, kjo është një mundësi që mund t’u ndryshojë jetën. Me ritmet në rritje të daljes në pension të kësaj gjenerate, ky është momenti i duhur për gjeneratën Gen-X dhe Millennials që të hyjnë në botën e biznesit  nëse janë të përgatitur të përballen me dinamikat unike që vijnë me blerjen e një kompanie nga një pronar në pension.

Pse të blesh një biznes nga një Baby Boomer?
Të shohim faktet. Më pak se 15% e bizneseve në pronësi të kësaj gjenerate kalojnë te brezi pasardhës, sipas Project Equity, një organizatë jofitimprurëse që mbështet punonjësit. Po pjesa tjetër? Del në shitje. Shpesh, arsyeja nuk është sepse biznesi është në vështirësi. Në të kundërt — këto biznese kanë kaluar me sukses krizat ekonomike, tregje në ndryshim dhe përparime teknologjike. Dhe shpesh janë bërë më të forta si rezultat. Kjo përkthehet në më shumë stabilitet dhe më pak rrezik për blerësin e ri. Sigurisht, është thelbësore që çdo biznes të analizohen me kujdes përpara se të blihet, por në përgjithësi, bizneset në pronësi të Baby Boomers kanë një histori më të mirë performance dhe menaxhimi.

Sfidat e blerjes nga një Baby Boomer
Pavarësisht avantazheve, blerja e një biznesi nga një Baby Boomer sjell disa sfida. Shpesh, për pronarin, biznesi është si një “fëmijë”. Nëse ai ose ajo ka qenë vendimmarrësi i vetëm, largimi i tij mund të krijojë një boshllëk drejtues që mund ta bëjë kalimin më të vështirë. Është e rëndësishme të vlerësohet nëse kompania është e përgatitur për një kalim drejtuesish dhe nëse ka boshllëqe në ekipin menaxhues. Një tjetër sfidë është teknologjia. Ndërkohë që disa pronarë janë përshtatur, të tjerë mund të kenë ngurruar të modernizojnë sistemet e tyre. Por kjo është edhe një mundësi për të rinjtë që zotërojnë aftësi digjitale për të përmirësuar dhe rritur biznesin, duke përfshirë mjete si marketingu digjital, automatizimi apo përdorimi i inteligjencës artificiale. Nga ana tjetër, nëse fëmijët e pronarit nuk janë të interesuar për të marrë drejtimin, mungesa e një lidhjeje emocionale nga ana e tyre mund ta bëjë kalimin më të lehtë. Për shembull, një kompani pajisjesh mjekësore që kaloi nga pronësia familjare te një blerës i jashtëm, pa një rritje prej 87% në vlerë brenda vetëm 18 muajve pas shitjes.

Lexo edhe:Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të veproni
1. Kërkoni ndihmë profesionale

Punoni me një ndërmjetës biznesi që ka përvojë në industrinë tuaj. Ai duhet të jetë i kualifikuar, transparent dhe i besueshëm. Po ashtu, përfshini një kontabilist të certifikuar për të shqyrtuar financat e biznesit dhe për të shmangur surprizat e pakëndshme pas blerjes.

2. Vlerësoni kulturën e kompanisë

Nëse ekipi është pranë moshës së pensionit ose përbëhet nga punonjës afatgjatë, ruajtja e stafit mund të jetë sfidë. Ofrojuni stimuj për të qëndruar dhe sigurohuni që kultura e kompanisë përputhet me vizionin tuaj për rritje dhe inovacion.

3. Negocioni një periudhë tranzicioni

Për një kalim të suksesshëm, mund të kërkoni që pronari aktual të qëndrojë për disa muaj për të ju trajnuar, prezantuar me furnitorët dhe klientët kryesorë dhe për t’ju ndihmuar të integroheni në komunitet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rast se pronari ka lidhje të forta lokale.

Mund të dëgjoni komente si “Pronari i vjetër nuk do ta kishte bërë këtë”, por blerja e një biznesi nga një Baby Boomer ju jep një avantazh që fillimi nga zero nuk e ofron. Kjo “tsunami e argjendtë” nuk është thjesht një valë për t’u parë nga larg — është një mundësi e madhe për ata që janë gati të përfitojnë. Të blesh një biznes me klientë ekzistues, reputacion dhe histori suksesi do të thotë të ndërtosh mbi një themel të fortë. Me disa rregullime — qoftë në operacione, teknologji apo kulturë organizative — mund të lësh gjurmën tënde personale dhe të ndërtosh trashëgiminë tënde. Pensionimi i gjeneratës Boomers po hap një derë të madhe për sipërmarrësit e rinj. Nëse veproni me strategji, kjo është koha për të filluar kapitullin tuaj në botën e biznesit.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0