Pse hapësira po bëhet një vend i rrezikshëm për të bërë biznes

Pse hapësira po bëhet një vend i rrezikshëm për të bërë biznes?


Startup-i i internetit OneWeb po planifikon të vendosë qindra satelitë të rinj në orbitën e tokës dhe themeluesi Greg Wyler dëshiron të jetë i sigurt se kjo gjë po bëhet siç duhet.

Hapësira është e mbushur me rreziqe, pasi ekzistojnë miliona pjesë të mbetura, që lëvizin në hapësirë si pasojë e udhëtimeve hapsinore në gati 50 vite dhe mungesës së rregullave për të mbajtur pastër hapësirën. OneWeb nuk dëshiron që të parashtrojë një tjetër problem siç është ai i gjërave të vjetra dhe për këtë është angazhuar t’i tërheqë satelitët pas mbarimit të punës së tyre.

Sipas kësaj kompanie, mbetjet në hapësirë janë shqetësuese aq sa edhe në tokë.

Ky problem, sipas Greg Wyler, është i njëjtë me atë të hedhjes së shisheve plastike në oqean, madje edhe i një shkalle më të lartë. Sipas një vlerësimi paraprak, dekadën e ardhshme numri i satelitëve aktivë në qiellin tonë mund të jetë më shumë se trefishi i satelitëve aktualë, pasi pritet të shtohen më shumë se 7,000 pajisje të reja. Ekspertët i tremben faktit se hapësira po mbushet gjithnjë e më shumë me njerëz dhe përplasjet mund të sjellin pasoja katastrofike. Kjo nënkupton fundin e eksplorimit shkencor, shërbimin GPS, televizionin satelitor, internetin dhe shërbimin telefonik për miliona njerëz.

Lexo:  Vizioni i Elon Musk për të ardhmen tonë në hapësirë vjen me një kosto serioze

Satelitë e OneWeb, parashikohet të kenë mjaftueshëm karburant për t’u kthyer përsëri në atmosferën e Tokës pas mbarimit të misionit. Wyler shprehet se kjo teknologji është e shtrenjtë, por duhet bërë për të qenë qytetarë më të mirë për planetin tonë. OneWeb, ka premtuar t’i tërheqë ato brenda pesë vitesh pasi të përfundojnë misionin.

Një studim i kohëve të fundit nga NASA, sugjeroi të gjithë operatorët satelitorë të aplikojnë këtë standard, pasi kjo zvogëlon rrezikun e goditjeve kataklizmike. Wyler tha se është diçka pozitive që mbështetësit e OneWeb, që përfshijnë gjigandët e korporatave si Softbank dhe Coca-Cola, kanë qenë të gatshëm të shpenzojnë para shtesë për t’u kujdesur për mirëmbajtjen e hapësirës. Kjo shërben gjithashtu edhe si një motivim biznesi. Sipas Shagun, një analist në Sky Veri, mbajtja e pastër e orbitës do të jetë thelbësore për kompanitë si OneWeb, që po investojnë miliarda në konstelacionet e tyre.

Një tjetër pikëpyetje ngrihet lidhur me investimet që do të bëjë sektori privat në shtimin e teknologjive në satelitët e tyre dhe për koston që do të ketë. Nuk do të ketë ndëshkime për kompanitë që nuk respektojnë rekomandimet e NASA-s ose udhëzimet më të lehta ndërkombëtare, ç’ka do të thotë se pastrimi nga mbetjet e satelitëve do të ketë mundësi të bëhet përgjatë 25 vitesh. Por, pyetja që mbetet pa përgjigje është: nëse do të bëhet mjaftueshëm për të shmangur katastrofën.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0