Startupet fituese të Plug and Play Tirana - Business Magazine Albania

Startupet fituese të Plug and Play Tirana

Startupet fituese të Plug and Play Tirana

Tirana ka tashmë një gjurmë të re në hartën globale të inovacionit, falë përfundimit të suksesshëm të raundit të parë të Plug and Play Albania Accelerator. Ky program ka përzgjedhur dhe mbështetur 22 startup-e premtuese, që po i japin formë të ardhmes në fusha si inteligjenca artificiale, fintech, healthtech, cybersecurity, agritech dhe më shumë. Këto startup-e nuk janë thjesht ide. Janë produkte konkrete, të gatshme për tregun, të mbështetura nga themelues vizionarë dhe ekipe të përkushtuara. Që nga platforma që ofron terapi online për diasporën shqiptare, deri te aplikacioni që lehtëson transaksionet në Ballkan, këto iniciativa dëshmojnë fuqinë e inovacionit lokal me ndikim ndërkombëtar.

Startup-et pjesëmarrëse dhe fushat që përfaqësojnë:

3i Solutions – Ofron zgjidhje software dhe IT për sektorin bankar, me fokus në proceset BPM, KYC dhe kanale digjitale. (Fintech)

Alphatechs (Sphere) – Platformë kibernetike që kombinon inteligjencën e errët të rrjetit dhe mbrojtjen ndaj sulmeve përmes AI. (Cybersecurity)

AxiomBreach – Mundëson simulime të avancuara phishing për të testuar gatishmërinë kibernetike të organizatave. (AI & Cybersecurity)

Baboon atWork – Platformë për porosi ushqimore për biznese, me mbi 85% të tregut në Shqipëri. (B2B, AI, Logjistikë)

Bliss – Platformë për terapi online për diasporën shqiptare me matching të bazuar në AI dhe terapistë kulturorisht të ndjeshëm. (HealthTech)

Dataplayer – Platformë analitike për klinika shëndetësore, që ofron raporte në kohë reale përmes AI. (Healthcare SaaS)

Dialogo – Platformë no-code për ndërtimin e agjentëve digjitalë me AI që integrohen me mbi 100 platforma. (AI & SaaS)

Doll’App – Marketplace për rishitjen e veshjeve të dorës së dytë në Ballkan, që promovon modën e qëndrueshme. (Fashion Tech)

DuaDok – Platformë që lidh pacientët me profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe ofron reputacion digjital për mjekët. (HealthTech)

EU Presence – Një platformë teknologjike që ndihmon bizneset të rriten në Bashkimin Evropian, duke ofruar shërbime për përputhshmëri rregullatore dhe operacionale. (RegTech & SaaS).

Growsoft SHPK (Roaadent) – Platformë ERP për menaxhimin e klinikave dentare moderne me automatizim të proceseve. (Dentistry Tech)

Infinitcode AI – Automatizon procesin e shqyrtimit të kodit për zhvilluesit përmes AI, duke rritur sigurinë dhe performancën. (Developer Tools)

GE Solution (InsectIntel) – Zgjidhje agritech që përdor AI për të identifikuar insektet e dëmshme dhe ndihmon në reduktimin e pesticideve. (AgriTech)

KaKtu – Platformë e automatizuar për kërkimin dhe menaxhimin e pronave të patundshme përmes AI. (Real Estate Tech)

Kidsday – Platformë që digjitalizon komunikimin mes prindërve dhe qendrave të kujdesit për fëmijë, me veçori si përditësime emocionale, ushqim etj. (EdTech)

NEKOD – Monitoron aplikacionet e krijuara jashtë IT-së zyrtare për të identifikuar rreziqet në sektorë të rregulluar si bankat. (Enterprise SaaS)

Patoko – Superapp për rezervimin e shërbimeve në përditshmëri, me mbi 30-50 mijë udhëtime ditore në Tiranë. (Fintech)

POK by Rpay – Ekosistem i menaxhimit të parasë dhe pagesave digjitale në Ballkan, partner zyrtar i VISA. (Fintech)

Synaps – Platformë arkitekture me AI që përshpejton procesin e dizajnimit dhe bashkëpunimit në real estate. (PropTech)

T-Blocks – Marketplace për investime në pasuri të paluajtshme përmes teknologjisë blockchain dhe DLT. (Blockchain & Fintech)

Wolf Technologies – AI që ndihmon kompanitë të punësojnë më shpejt përmes skanimit dhe analizimit të talenteve teknologjike. (HR Tech & AI)

XY Cyber – Zgjidhje të avancuara kibernetike me AI që parashikojnë dhe parandalojnë sulmet në Ballkanin Perëndimor. (Cybersecurity)

Lexo edhe:Plug and Play lançon programin e akseleratorit për startup-et shqiptare, Tirana qendër inovacioni

Programi i Plug and Play Albania dëshmon se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm për të konkurruar në tregjet globale të teknologjisë dhe inovacionit. Këto 22 startup-e jo vetëm që përfaqësojnë frymën e sipërmarrjes së re, por tregojnë edhe fuqinë e një ekosistemi që po ndërtohet me seriozitet dhe vizion. Tashmë është momenti për t’i mbështetur, për t’i përforcuar dhe për t’i bërë të njohura jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Nga Eni Muça

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0