Por duhet të jeni i hapur për të parehatshmen në mënyrë që të rriteni. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të “luftoni”, por duhet të jeni i gatshëm për të mësuar. Procesi i të mësuarit është të kalosh kohë me të ‘panjohurën’, që ka të bëjë me pasigurinë.
Ne kemi nevojë për t’a vënë veten në situata të reja, ku hasim të panjohurën.
Merrni trendet aktuale të shëndetit dhe palestrës, për shembull. Shanset janë që ju jeni një individ i mirëinformuar, i cili është i vetëdijshëm për trendet e palestrës dhe hulumtimet shëndetësore. Ndoshta ju jeni të interesuar edhe personalisht për të punuar në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, të arrini një qëllim personal ose të mësoni një sport të ri. Në çdo rast, ju e dini se në mënyrë që të bëheni më të fortë, më të shpejtë, të rrisni gatishmërinë dhe ekuilibrin, ju duhet të sfidoni trupin tuaj.
Nëse ju në mënyrë periodike nuk e ndërroni rutinën tuaj – nëse ngrini pesha, bëni joga, ose vraponi – niveli juaj i fitnesit stabilizohet. Kjo është ajo që njihet si homeostazë, një tendencë drejt ekuilibrit në proceset fiziologjike të trupit. Ky rregull vlen edhe për psikologjinë tonë gjithashtu. Në mënyrë që të mësojmë, ne kemi nevojë të vëmë qëllimisht veten në situata të reja, ku hasim të panjohurën.
Nëse ju jeni si pjesa tjetër prej nesh dhe jo një krijesë aliene e huaj ose një lloj krijese mitike, por njeri dhe për këtë arsye i gabueshëm, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë për të provuar gjëra të reja. Edhe në qoftë se ju përqafoni të renë në fushat e shumta të jetës tuaj- duke provuar ushqime të reja, të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj dhe kështu me radhë, ju keni disa modele të veçanta që nuk mund t’i ndryshoni.
“E vetmja gjë që duhet t’i frikësohemi është vetë frika.”
Franklin D. Roosevelt e thotë më së miri këtë.
Edhe më i patremburi mes nesh përjeton frikë. Është padiskutim një instikt i mbijetesës, , me rrënjë në të kaluarën tonë stërgjyshore, kur ne duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur vdekjen e parakohshme. Megjithatë, ne kemi evoluar nga një mënyrë primitive në një mënyrë më të sofistikuar të jetesës, dhe është koha për të sfiduar frikën që na ndjek.
Çfarë do të ndodhë kur ju bëni gjëra që nuk mund t’i bënit?
Kur ju të përpiqeni të bëni gjëra që nuk mund t’i bënit, keni më shumë gjasa për të dështuar të paktën nja dy herë. Dështimi është plotësisht normal dhe kjo jep informacion të vlefshëm. Nëse, për shembull, qëllimi juaj është që të bëheni një folës publik kompetent, për shkak se ju keni qenë të penguar nga ankthi i performancës, ju me shumë gjasa do të ngecni pak kur të filloni. Dhe kjo nuk përbën problem pasi të mësuarit e ka këtë mbi të gjitha.
Nëse mendoni rreth saj, dështimi është ndoshta gjëja më e keqe që do të ndodhë kur ju planifikoni të bëni gjëra që nuk mund t’i bëni(ende). Kur dështojmë, ne mund të përjetojmë vështirësi, zhgënjim, madje edhe turp. Kjo më pas mund të rezultojë që shumë prej nesh të heqin dorë nga qëllimet më të mëdha. Kush dëshiron të ndihet keq vullnetarisht? Asnje. Është ideale të planifikosh më përpara atë që do bëni për të shpëtuar veten nga gjendja e mjerueshme kur të tjerët thonë që duhet të hiqni dorë sepse nuk e bëni dot.
Është e dobishme që të keni një grup mbështetje para se të përcaktoni qëllimin tuaj. Përveç faktit se nuk keni asgjë për të humbur, mendoni për gjithë ato që mund të fitoni. Shanset janë të mira që të zbuloni se jeni shumë më të aftë sesa kishit menduar. Ju patjetër do të mësoni diçka.
Bëni atë gjë që nuk mund të bëni! Do të bëni gabime, edhe do dështoni, por ndoshta do të takoni një mik të ri ose dy gjatë rrugës. Nuk ka asgjë për të humbur.
burimi: lifehack.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.