Pse Bill dhe Melinda Gates i dhurojnë paratë e tyre? - Business Magazine Albania

Pse Bill dhe Melinda Gates i dhurojnë paratë e tyre?


Një dekadë më parë, filluam një traditë të re vjetore: u ulëm për të shkruar një letër për punën tonë në filantropi. E morëm idenë nga miku ynë, Warren Buffett, i cili ka shkruar raporte të shkëlqyera për aksionarët e Berkshire Hathaway për më shumë se gjysëm shekulli.

Këtë vit po bëjmë letrën tonë të 10 duke iu përgjigjur 10 pyetjeve të vështira për punën tonë që njerëzit shpesh na pyesin. Këtu është një prej tyre. Ju mund ta lexoni pjesën tjetër në gatesletter.com.

Pse jeni duke i dhuruar paratë tuaja – çfarë përfitoni në të vërtetë nga kjo?

Bill: Nuk është sepse mendojmë se si do të kujtohemi në të ardhmen. Ne do të ishim të kënaqur nëse sëmundjet e njëpasnjëshme si poliomoliti dhe malaria të jenë një kujtesë e largët dhe fakti që kemi punuar për to gjithashtu.

Ka dy arsye për të bërë diçka të tillë. Njëra se është punë kuptimplotë. Edhe para se të martoheshim, folëm për mënyrën se si do të shpenzonim shumë kohë për filantropinë. Ne mendojmë se është përgjegjësi themelore e kujtdo që ka shumë para. Pasi të jeni kujdesur për veten dhe fëmijët tuaj, përdorimi më i mirë i pasurisë shtesë është ta ktheni atë në shoqëri.

Lexoni: Si i fiton dhe shpenzon Bill Gates miliardat e tij?

Arsyeja tjetër është se ne duhet të argëtohemi duke e bërë atë. Të dy ne e duan shkencën pas punës sonë. Në Microsoft, isha fokusuar në shkencën kompjuterike. Në fondacion, është shkenca kompjuterike plus biologjia, kimia, agronomia dhe më shumë. Unë do të kaloja orë të tëra duke folur me një hulutmues apo ekspert për HIV dhe pastaj do të shkoja në shtëpi, duke pritur me padurim për t’i treguar Melindës ato që kam mësuar.

Është e rrallë të kesh një punë ku mund të kesh ndikim të madh dhe shumë argëtim. E kisha me Microsoft dhe e kam atë me fondacionin. Unë nuk mund të imagjinoj një mënyrë më të mirë për të shpenzuar shumicën e kohës time.

Melinda: Ne të dy vijnë nga familje që besonin se duhet të largohemi nga kjo botë duke e lënë më të mirë se sa e kemi gjetur. Prindërit e mi u siguruan që vëllezërit, motrat e mia dhe unë t’i merrnim në zemër mësimet e Kishës Katolike. Mami i Bill ishte e njohur dhe babai i tij është ende i njohur gjithashtu.

Kur morëm vesh për Warren Buffett, zbuluam se ai ishte i mbushur me të njëjtat vlera, edhe pse u rrit në një vend tjetër dhe në një kohë tjetër. Kur Warren na besoi misionin e tij, ne dyfishuam përpjekjet tona për të arritur vlerat që duhet të ndajmë me botën.

Natyrisht, këto vlera nuk janë unike për të tre ne. Miliona njerëz japin përsëri duke vullnetarizuar kohën e tyre dhe duke dhuruar para për të ndihmuar të tjerët. Ne jemi, megjithatë, në pozicionin më të pazakontë për të pasur shumë para për të dhuruar. Qëllimi ynë është të bëjmë atë që prindërit tanë na mësuan dhe të bëjmë pjesën tonë për ta bërë botën një vend më të mirë.

Bill dhe unë po e bëjmë këtë punë, pak a shumë me kohë të plotë, për 17 vjet. Kjo është shumica e martesës sonë. Është gati tërësia e jetës së fëmijëve tanë. Deri tani puna e fondacionit është bërë e pandashme nga ata që ne jemi. Ne e bëjmë këtë, sepse është jeta jonë.

Lexoni: 9 thënie frymëzuese të sipërmarrësit miliarder Bill Gates

Ne kemi provuar t’i kalojmë vlerat tek fëmijët tanë duke folur me ta në lidhje me punën e fondacionit dhe pasi ata janë rritur, i kemi marrë me ne në udhëtime në mënyrë që të shohin me sytë e tyre atë që ne bëjmë. Ne jemi lidhur me njëri-tjetrin përmes mijëra orësh ditore në seancat e të mësuarit, vizitat dhe takimet strategjike. Ku shkojmë, me kë e kalojmë kohën, çfarë lexojmë, shikojmë dhe dëgjojmë – këto vendime bëhen nëpërmjet prizmit të punës sonë në fondacion.

Ndoshta 20 vjet më parë, ne mund të bënim një zgjedhje tjetër rreth asaj se çfarë të bënim me pasurinë tonë. Por tani është e pamundur të imagjinohet. Nëse do të vendosnim të jetonim një jetë tjetër atëherë nuk do të ishim ata që jemi tani. Kjo është ajo që kemi zgjedhur të jemi.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0