Pse arsimi po mbivlerësohet në ditët e sotme? - Business Magazine Albania

Pse arsimi po mbivlerësohet në ditët e sotme?


Sipas statistikave, vetëm 60% e studentëve ja dalin të diplomohen dhe të marrin diplomën e bachelor. Por kjo nuk do të thotë që 40% e tjerë përfundojnë keq. Në kohët e sotme, arsimi i lartë nuk ju premton sukses. Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar më shumë histori të sipërmarrësve autodidaktë që nuk humbën kohë dhe pushtuan botën, ndërsa të tjerët studionin në kolegj.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell arsyet pse arsimi i lartë po zhvlerësohet në ditët e sotme.

Lexoni: Arsimi ende nuk flet gjuhën e zhvillimit

  1. Tarifat e larta

Shpesh, arsimi kushton shumë para dhe të diplomuarit përfundojnë duke kërkuar një punë me pagë të lartë për të shlyer borxhet e tyre. Por këtu lind edhe një problem tjetër, shumë kompani punësojnë vetëm njerëz me eksperiencë pune. Prandaj, shumë zgjedhin që menjëherë të zhyten në punë pas mbarimit shkollës së mesme dhe në të njëjtin 4-5 vjeçar ata bëhen specialistë të aftë dhe janë në një nivel të mirë pagese me përvojë të gjerë profesionale.

  1. Shumë inovatorë nuk kanë patur një diplomë

Oprah filloi karrierën e saj në TV kur ishte vetëm 19 vjeç. Mark Zuckerberg u largua nga Universiteti i Harvard për të punuar me projektin e tij të quajtur “Facebook”. Edukimi të bën një ndjekës të mirë, ju i perceptoni informacionet siç jepen, pa i vënë në dyshim ato, duke standardizuar njohuritë për testet dhe provimet tipike, ndërsa të tjerët shpërthejnë në punë me një mendje fleksibël, ide të freskëta dhe bëhen të suksesshëm.

  1. Profesione të reja shfaqen çdo ditë

20 vjet më parë, teknikët e robotikës, specialistët e SEO dhe nutricionistët nuk ishin përreth. Disa fusha po zhvillohen aq shpejt sa thjesht nuk mund të mësosh rreth tyre në shkollë. Një shembull është sipërmarrja online. Arsimi i lartë është një institucion i ndërlikuar që nuk vazhdon të jetë në një nivel me ndryshimet e shpejta që po ndodhin në botë. Dhe është shumë e frikshme të mendosh se si do të ndryshojë tregu i punës brenda 20 viteve të tjera – do të ketë punë që nuk ju ekziston as emri akoma.

Lexoni: Përtej shpërblimeve dhe përfitimeve: Çfarë e bën një kompani vërtet të mirë?

  1. Mësimi online është pushtet

Universitetet ofrojnë një arsim mjaft të përgjithshëm, përkundër faktit se lëndët lidhen me çështjet kryesore. Sot ekzistojnë një numër i madh platformash online që mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni një aftësi të caktuar, sepse ndonjëherë është thjesht e panevojshme të kaloni 4 ose 5 vite duke studiuar në një universitet.

Për shembull, shumë programues të suksesshëm kanë mësuar vetë si Bill Gates dhe Julian Assange – ata mësuan gjuhë programimi nga librat shkollorë ose online dhe menjëherë i zbatuan njohuritë e tyre në praktikë. Ende ndonjëherë rezulton të jetë shumë më efektive sesa të kërkoni një program të përshtatshëm në një universitet dhe të kaloni 4 apo 5 vite studimi.

/BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0