PSA Group krijon divizionin e makinave elektrike përpara prezantimit

PSA Group krijon divizionin e makinave elektrike përpara prezantimit


PSA Group, mbeti pak mbrapa në fakt përsa i përket makinave elektrike. Ndërkohë, komshinjtë e Renault, janë veteranë tashmë në këtë fushë.

E përbërë nga Peugeot, Citroën, DS dhe Opel, grupi ka ngelur pas, por tashmë ka krijuar një divizion më vete për makinat elektrike.

Në një deklaratë për shtyp, kompania ka prezantuar njësinë e re të biznesit (BU), e cila do të jetë përgjegjëse për strategjinë e kompanisë për makinat elektrike dhe prezantimin e produkteve apo shërbimeve të ngjashme.

Alexandre Guignard, i cili së fundmi ka marrë postin e nëndrejtorit për C dhe D Program në PSA Group, i është ngarkuar detyra e drejtimit të njësisë së re dhe të raportojë direkt tek CEO e kompanisë, Linda Jackson.

Ajo komentoi:

“Tranzicioni i energjisë, është një mundësi që grupi ynë ka kapur, duke e shfrytëzuar për prezantimet tona të reja, por edhe e bërë e mundur nga platformat tona. Sfida për “Business Unit”, e cila përfiton nga një eksperiencë e ndërtuar përgjatë viteve brenda PSA Group do të jetë që të ofrojë makinat më të mira, në kohën më të mirë, që të kënaqë kërkesat e klientëve tanë dhe të sigurojë kushtet ekonomike më të mira për grupin.”

Në fakt, brandi ka patur disa programe për makinat elektrike në të shkuarën. Citroën Berlingo 100% elektrik, E-Méhari, DS E-Tense. Këto kanë qenë disa nga përpjekjet e para të grupit për “t’u futur në lojë“. Ndërkohë, Opel Ampera E, ka qenë produkti më “serioz” elektrik i grupit.

Makina ka qenë tepër popullore në Europë. Por, ajo ka qenë e bazuar në një Chevrolet Bolt EV dhe e prodhuar nga General Motors. Në Mars  2017, Opel u ble nga grupi PSA, kështu që edhe zinxhiri i prodhimit, u prish. Kjo bëri që kompanisë t’i duhej ta rishikonte edhe një herë prodhimin e Ampera E.

Por PSA Group ndihet më e fortë tashmë. Ndaj, ajo ka rishikuar prodhimin e makinave të reja elektrike dhe Plug-in Hybrid. Kështu, janë prezantuar 2 platforma të reja për makinat elektrike. Me to, do të prodhohen 4 makina elektrike dhe 7 Plug-in Hybrid.

https://www.youtube.com/watch?v=rlj944NM6YE

Burimi: Electrek

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0