Protokollet, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura

Protokollet, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura


Kryeministri i vendit ka publikuar listën e bizneseve të fashës së dytë që do të lejohen të hapen duke nisur nga data 27 Prill.

Lexoni: Lista e bizneseve që do të hapen prej 27 prillit

Edi Rama njofton se të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në portalin e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës.

Lexoni: Nis aplikimi për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh

Protokollet, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura mund t’i lexoni këtu.

“Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh. Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë”, shkruan Rama.

Lexoni: DPT: Paketa e ndihmës financiare nr.2 , njihuni me mënyrën e aplikimit 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0