“Promovim jashtë” – Fraza e re e Bernard Arnault për ata që pushohen nga puna - Business Magazine Albania

“Promovim jashtë” – Fraza e re e Bernard Arnault për ata që pushohen nga puna

“Promovim jashtë” – Fraza e re e Bernard Arnault për ata që pushohen nga puna

Bernard Arnault, CEO i LVMH dhe njeriu i pestë më i pasur në botë, ka shpikur një term të ri për largimin e punonjësve nga puna – “promovim jashtë”.

Arnault përdori këtë frazë gjatë një telefonate me investitorët e LVMH të martën, duke iu referuar vendimit të kompanisë META për të shkurtuar punonjësit me performancë të dobët, sipas Fortune. Miliarderi francez, 75 vjeç, pretendoi se ata që humbasin vendin e punës në fakt po “promovohen” drejt mundësive më të mira në kompani të tjera. Kjo mënyrë e të shprehurit, e cila mund të tingëllojë ironike për shumëkënd, erdhi ndërsa Arnault njoftoi se edhe Tiffany & Co. do të kalojë në një proces shkurtimi të stafit. Në një përpjekje për të zbutur lajmin, ai e quajti Tiffany-n një ‘Bukuri të fjetur’, duke thënë se marka do të rilindë përmes riorganizimit të stafit.

Lexo edhe:Cili është mendimi i Zuckerberg mbi DeepSeek?

As Arnault dhe as LVMH nuk dhanë detaje mbi numrin e punonjësve që do të “promovohen jashtë” apo mbi afatet kohore të këtyre largimeve, raporton Fortune. “Kur je mësuar të flesh për 10 vjet dhe papritur të kërkohet të jesh më i aftë, më i shpejtë dhe të arrish objektiva të larta, disa njerëz nuk ia dalin dot,” tha Arnault gjatë raportimit të fitimeve të kompanisë. Kjo qasje duket se është frymëzuar nga vendimi i META-s për të shkurtuar 5% të stafit, si pjesë e një strategjie për të larguar punonjësit me performancë të ulët. “Kam vendosur të rris standardet e menaxhimit të performancës dhe të largoj më shpejt ata që nuk arrijnë pritshmëritë,” tha CEO i META-s dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, në një memo të brendshme. “Normalisht, ne i menaxhojmë punonjësit që nuk përmbushin pritshmëritë përgjatë një viti, por tani do të ndërmarrim një shkurtim edhe më të shpejtë, bazuar në performancë,” shtoi ai.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0