Projekti më i Madh Veror për Profesionistë - Seminari I - Business Magazine Albania

Projekti më i Madh Veror për Profesionistë – Seminari I


Iniciativa Sotmëria fillon projektin më të madh veror për profesionistët.
Duke filluar nga datat 3 – 7 Korrik 2017 një grup profesionistësh Amerikanë vijnë në Tiranë gjatë kësaj jave, për të ndarë me ne eksperiencat e tyre dhe për të zhvilluar miqësi, një rrjet network-u me profesionistë Shqiptarë.

Në fokus 2 seminare, të hapur për të çdo profesionist.
Seminaret do të zhvillohen ditën e Martë, në datën 4 Korrik dhe ditën e Mërkurën në datën 5 Korrik.

Seminari nr 1. Profesional me temë:
“Arti i Komunikimit në Shekullin e XXI!”
Data: 4 Korrik
Ora: 18:30
Vendi: Instituti “Jeta e Re” mbrapa TVSH
Hyrja: Falas

Folës – Chris Hyland
Bio: Ish ushtrak, tashmë ka 17 vite eksperiencë në fushën e programimit dhe biznesit.
I diplomuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, me nderime. I ka shpenzuar vitet e para të karrierës si një pilot i forcave ajrore duke udhëtuar në gjithë botën. Tashmë një eksperiencë të gjatë në fushën e biznesit dhe të programimit duke u marrë me shitje dhe menaxhim skuadrash.

Gjatë kësaj kohe është pjesë e një ekipi që investon dhe ndihmon në ndërtimin e teknologjisë ‘Eagleview”. Në bazë të kësaj ekspertize, ai ka investuar duke drejtuar dhe duke qenë zëvëndës president i shitjeve. Ai është gjithashtu investitor marrëdhëniesh për kompaninë e teknologjive të reja “Hailstrike”.
Anëtarë i ekipit zhvilluese për teknologjinë e motit në “MetLoop”. Chris-it i pëlqen palestra, futbolli, fluturimet, të lexojë dhe të kalojë kohë me djalin e tij.

Pikat kryesore të seminarit:
– Mentaliteti i komunikuesit.
– Taktikat
– Përgatitja

Seminar nr. 2 me dimension Shpirtëror me temë:
“Dashuria: Një dhuratë, një premtim dhe një urë drejtë lirisë!”
Data: 5 Korrik
Ora: 18:30
Vendi: Instituti “Jeta e Re” mbrapa TVSH
Hyrja: Falas

Folës, Mark Hapka
I diplomuar në Universitetin e Michiganit si Menaxher Sportivë. Aktualisht, jeton në Dallas. Ka punuar si konsulent marketingu sportivë në 3 vitet e fundit pranë “The Marketing Arm”. Si një konsulent është i specializuar për zhvillimin e markave të strategjive sportive. Marku është negociator kontrataktues duke vendosur marrëveshje mes Red Bull të F1 dhe futbollit Amerikan. Gjithashtu, ka punuar për “NBA Dallas Mavericks” për 9 vite. I pëlqen të vrapojë, peshngritja dhe të kalojë kohë me gruan e tij.

Disa pika kryesore të seminarit:
– Histori nga jeta Personale
– Karakteri i Zotit
– Ura drejt shpëtimit.

Për më shumë informacione klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0