Kërkimi juaj shkencor lidhet me kapërcimin e problematikave të shkaktuara nga katastrofat natyrore si, përmbytje, thatësirë, mot ekstrem?
Nëse po, bëhuni pjesë e thirrjes së tretë dhe të fundit të projektit BRIGAID për inovacione!
Aplikimet mbyllen më datë 15 Gusht.
Mos e humbisni!
Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.
Prezantoni inovacionin tuaj në adresën: brigaid.albania@planifikimi.gov.al
Përshkruani shkurtimisht inovacionin dhe interesin tuaj për testimin dhe përmirësimin e tij. Ekipi i projektit BRIGAID do t’ju kontaktojë për hapat pasardhës dhe do t’ju udhëzojë për të regjistruar idenë tuaj në platformën online të ndyshimeve klimatike: www.climateinnovationwindow.eu
Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:
-
Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;
-
Idea të identifikohet ‘me gatishmëri teknike’ (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jetë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.
-
Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.
Projekti BRIGAID ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për 6 deri në 9 inovacione.
Ju inkurajojmë të aplikoni Këtu dhe të jeni pjesë e rrjetit të inovacionit për ndryshimet klimatike!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto