Program akselerimi në Vjenë

Program akselerimi në Vjenë


Në qendër të qytetit me mbi 9.000 metra katrorë një ekosistem i tërë për inovacionin do të jetë në dispozicion, duke përfshirë një akselerator shumë-korporativ.

Çdo vit, 100 startup-et më të mira të Europës – kryesisht nga Europa Qendrore dhe Lindore – do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në një program akselerimi 4 mujor, duke përfshirë aksesin në korporatat udhëheqëse botërore, investitorë ndërkombëtarë dhe mentorë nga kompani si Google, Uber dhe Twitter.

Lexoni: Austria bëhet qendra e startup-eve në Europë

Pjesëmarrja për startup-et është falas dhe nuk do të kërkohet ndonjë kapital.

Grupi i parë i akseleratorit do të nis në 18 Shtator 2017.

Startup-et mund të aplikojnë deri në datën 10 Korrik 2017[1] WWW.WEXELERATE.COM [2] / APLIKIMI

Hapur 365 ditë në vit, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 9000 m2 do të mirëpresë një akseleratorë shumë-korporativ, hapësira bashkëpunimi, sipërmarrës resident, sipërmarrje kapitaliste dhe shumë partnerë të tjerë që kontribuojnë në një ekosistem për inovacionin duke përfshirë një risi të plotë me të gjitha mjetet e nevojshme për korporatat e vendosura në zemër të Europës.

Në krye të kullës, lart mbi dritat e qytetit, ndodhet një pamje panoramike e cila mund të shijohet ndërkohë që bëhet network mes personave të pranishëm. Koncepti merr kuptim duke ofruar një fazë unike për eventet frymëzuese, tendencat më të fundit dhe diskutimet me panelin e ekspertëve dhe udhëheqësve ndërkombëtar në një vend që është porta kyçe si për Europën Lindore dhe atë Perëndimore.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.wexelerate.com

/BusinessMag 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0