Austria bëhet qendra e startupeve në Europë

Austria bëhet qendra e startup-eve në Europë


Në 4 kate dhe 9.000 m² disa qindra startup-e të Europës së shpejti do të punojnë me korporata të mëdha, inkubatorë, partnerë sipërmarrës, investitorë, partnerë shërbimesh, si dhe mentorë ndërkombëtarë nga Uber, Google, Siemens, Cisco, N26 dhe shumë të tjerë .

Themeluesi i weXelerate Hassen Kirmaci (CEO) gjen mbështetje në një bord këshillues me përvojë i përbërë nga Eveline Steinberger-Kern (Blue Minds Company), Dominik Greiner (Camouflage Ventures) dhe Markus Wagner (i5invest) për t’u fokusuar në nxitjen e inovacionit në industrinë e bankave, sigurisë, energji dhe infrastrukturë, industria 4.0 dhe media, si dhe teknologjitë e AI & bots, zgjidhjet e mobilitetit, siguria kibernetike dhe interneti.

Disa dhjetra partnerë të fuqishëm tashmë janë bashkuar me ekosistemin këto muajt e fundit.

Speedinvest, i5invest, Blue Minds Factory, dhe 3TS si dhe agjencia e komunikimit Reiter PR janë ndër të parët që zhvendosin zyrat e tyre qendrore dhe ekipet në hapësirat e weXelerate. Mbi 100 partnerë të tjerë të nënshkruar përfshijnë Andritz, Wüstenrot, Uniqua, ORF, Kurier, Acredia, OekB dhe Austrian Sports Betting Company si dhe Accilium, Hyve, Hackabu, WhatAVenture, Instituti Blockchain Vjenë, Rrjeti Inkubator Global, Wirz dhe shumë më tepër.

Hassen Kirmaci, CEO i weXelerate: “Kulla prestigjioze e Vjenës Design Tower do të bëhet një pikë referimi e re për të gjithë rajonin e EQL. Ne tashmë kemi marrë qindra aplikime nga startup-e nga e gjithë bota që kërkojnë një shans unik për të stimuluar zhvillimin përfundimtar. Ndërkohë që bota jonë është në lëvizje çdo ditë e më shpejt, objektivi ynë është të përshpejtojmë ciklet e inovacionit dhe të krijojmë potencialin e madh të krijimit të vlerave në Europën Qendrore dhe Lindore.”

/BusinessMag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0