Presidenti Trump dhuron 50 milionë $ për të ndihmuar sipërmarrëset femra - Business Magazine Albania

Presidenti Trump dhuron 50 milionë $ për të ndihmuar sipërmarrëset femra


Presidenti Donald Trump tha të Shtunën se SHBA do të kontribuojë 50 milionë dollarë në një fond të ri të Bankës Botërore të konceptuar nga vajza e tij që synon të ndihmojë femrat sipërmarrëse.

Ivanka Trump u bashkua me Presidentin e Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim për të nisur Iniciativën për Financimin e Femrave Sipërmarrësve.

Kim tha se fondi kishte ngritur më shumë se 325 milionë dollarë deri tani për projektet dhe programet për të mbështetur bizneset e udhëhequra nga femrat, duke përmirësuar aksesin e tyre në tregjet botërore, duke ofruar asistencë teknike, trajnime dhe mentorime.

Ky nuk është një projekt i vogël,” tha Kim gjatë një diskutimi në panel, duke argumentuar se përpjekja do të nxiste një rritje reale ekonomike.

Presidenti Trump, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu folën në këtë event, ku Trump tha se fondi do të ndihmonte në eleminimin e pengesave për femrat që të fillojnë biznese, për të ndihmuar transformimin e “miliona e miliona jetëve” dhe “Këto femra nga komunitete të panumërta në mbarë botën.”

Lexoni: Çfarë përfitimesh kanë marrë gratë sipërmarrëse në biznes?

Investimet që po shpallim sot do të ndihmojnë në avancimin e fuqizimit ekonomik të femrave në mbarë botën,” tha ai.

Presidenti është kritikuar për sjelljen e tij të ashpër ndaj femrës ndër vite, duke përfshirë dhe një postim të kohëve të fundit që fokusohej në pamjen e jashtme të një prezantuese televizive. Stafi i Trump dominohet nga meshkujt, pavarësisht nga ndikimi i konsiderueshëm i Ivanka Trump, e cila shërben si këshilltare e lartë e Shtëpisë së Bardhë.

Përveç SHBA, Gjermanisë dhe Kanadasë, fondi i ri ka marrë gjithashtu kontribute nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Australia, Kina, Danimarka, Hollanda, Norvegjia dhe Koreja e Jugut.

“Sa më shumë gra të ketë në botën e biznesit aq më shumë konkurrencë do të ketë për njerëzit si puna ime”, tha Trump, duke vënë në dukje fuqinë e sipërmarrjes për t’i shpëtuar njerëzit nga varfëria.

Lexoni: SI KANË NDIKUAR FEMRAT NË SIPËRMARRJE?

Ivanka Trump është përballur me kritika të vazhdueshme nga kundërshtarët e babait të saj, megjithatë ajo i ka bërë fushatat e femrave një gur themeli të axhendës së saj, duke kërkuar dënim mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe duke eleminuar hendekun e pagave ndërmjet burrave dhe grave.

burimi: abcnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0