Postimi në blog i vitit 2006 tregon pse Elon Musk është kaq i suksesshëm - Business Magazine Albania

Postimi në blog i vitit 2006 tregon pse Elon Musk është kaq i suksesshëm


Data 28 Korrik ishte një natë e rëndësishme për Elon Musk, Tesla dhe për të gjithë industrinë e automobilave. Në një festë që filloi në orën 20:45, kompania i dorëzoi çelësat 30 nga më shumë se 100.000 njerëz që kanë porositur modelin Tesla 3, makina e parë e përballueshme elektrike e kompanisë, me vlerë 35.000 $.

Musk njoftoi për herë të parë planin e tij për të ndërtuar një makinë elektrike të përballueshme në një postim në blog në vitin 2006. Në atë kohë, ai nuk ishte as CEO i Tesla. Ai e quajti postin e tij “Master plani sekret i Tesla Motors (vetëm mes jush dhe meje).”

Lexo: Një guidë brenda kompanisë Tesla – Ja si prodhohen makinat elektrike

“Dita ime e punës është e përqëndruar në një kompani transporti hapësinore të quajtur SpaceX, por në të njëjtën kohë jam edhe kryetari i Tesla Motors dhe ndihmoj në formulimin e strategjisë së biznesit dhe produktit me Martin Eberhard dhe pjesën tjetër të ekipit,”- shkruante ai në atë kohë.

Më poshtë ai ka përshkruar planin e tij madhështor:

“Siç e dini, produkti fillestar i Tesla Motors është një makinë sportive elektrike me performancë të lartë e quajtur Tesla Roadster. Megjithatë, disa lexues mund të mos jenë të vetëdijshëm për faktin që plani ynë afatgjatë është të ndërtojmë një gamë të gjerë modelesh, duke përfshirë makinat familjare me çmim të përballueshëm. Kjo për shkak se qëllimi kryesor i Tesla Motors (dhe arsyeja për të cilën po financoj kompaninë) është të ndihmojë përshpejtimin e lëvizjes nga një ekonomi hidrokarbure drejt një ekonomie elektrike, të cilën unë besoj se është primare, por jo zgjidhje ekskluzive, e qëndrueshme.”

Me këtë në mendje, ai paraqiti dy pyetje të dukshme: “A kemi ne me të vërtetë nevojë për një tjetër makinë sportive me performancë të lartë? A do të bëjë një ndryshim në emetimet globale të karbonit?”

Përgjigjet e pyetjeve, ai e pranon se ishin “Jo” dhe “Jo aq shumë”. Dihet që çdo teknologji e re marke ka një kosto të lartë. Por kjo ishte pjesë e planit master. Makina e ardhshme e Tesla do të ishte një “makinë sportive familjare me katër dyer me afërsisht gjysmën e çmimit prej 89.000$ të Tesla Roadster dhe modeli i tretë do të ishte edhe më i përballueshëm.”

Lexo: Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave

Në të vërtetë ai nuk pati plotësisht të drejtë për çmimet. Roadster u pasua nga modeli S me vlerë 57.400 $ dhe modeli X me vlerë 80.000 $. Megjithatë, 10 vjet më parë, ai e dinte saktësisht se ku do të shkonte dhe ai arriti këtu.

Gjithashtu, i rëndësishëm është fakti se Musk ishte gati të rrezikonte gjithçka për ta bërë vizionin e tij realitet. Në fund të vitit 2008, Musk shpenzoi të gjithë pasurinë e tij personale tek Tesla dhe SpaceX.

Shqetësimi i tij i vetëm në atë kohë ishte nëse do të ishte një strategji më e mirë të shpenzonte të gjithë pasurinë e tij vetëm tek njëra prej tyre, për t’i dhënë asaj shansin më të mirë për mbijetesë. Ruajtja e një pjese ose të gjithë pasurisë së tij për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, duket sikur nuk ka kaluar nëpër mendjen e tij.

Tani le të flasim për ju

Pra, pyeteni veten: Çfarë ju intereson aq shumë sa do të vazhdonit të punonit drejt një vizioni të vetëm për më shumë se 10 vjet? Dhe çfarë ju intereson aq shumë sa që do të rrezikonit sigurinë tuaj financiare për ta mbajtur atë gjallë?

Lexo: 4 mënyra sesi të largoheni nga zona juaj e komfortit dhe të arrini të pamundurën

Nëse keni një përgjigje për këtë pyetje (nëse është një startup, një punë, një përpjekje krijuese apo diçka tjetër), atëherë duhet të përqendroheni në pasionin tuaj.

Synimet e reja të Musk përfshijnë tunele nën qytetet e mëdha ku mund të futen makinat, duke shmangur trafikun dhe ndërtimin e kolonisë së parë në Mars. Të dyja idetë janë pak të çmendura por me këmbënguljen dhe aftësinë e tij për të planifikuar të ardhmen, nuk do të vija bast kundër tij.

Po ju?

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0