Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave - Business Magazine Albania

Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave


Tesla ka lançuar ditën e djeshme në darkë, Modelin 3, automjetin e tij të parë për prodhim masiv.

Makina tërësisht elektrike me vlerë 35.000 $ është oferta e Tesla për të hyrë në tregun masiv dhe për të shitur qindra mijëra makina për klientët të cilët nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë modelin e shtrenjtë Model S ose Model X SUV, pasi secila prej tyre kushton rreth 100.000 $.

Makina Tesla 3 do të përfshijë disa ndryshime të mëdha, duke filluar me një tipar të vjetër të makinave: grupin e instrumenteve.

Lexo: Risia e Tesla: Paralajmëron shoferin për një aksident para se të ndodhë

Shoferët janë mësuar të hyjnë në makinat moderne dhe të shohin dy matësa: një të shpejtësisë, e cila tregon shpejtësinë në km/h ose milje dhe një tahometër, i cili tregon sa shpejt po punon motorri.

Disa makina kanë prezantuar ekranet dixhitale dhe shpejtësitë dixhitale, të vendosura ose përpara shoferit ose diku afër. Audi ka mbajtur ekranin përpara shoferit, por e ka kthyer atë në një “kabinë virtuale” që mund të tregojë një sërë informacionesh të personalizuara.

Tesla në modelin e ri duket se e ka eliminuar grupin e instrumenteve dhe do të përdorë vetëm një ekran të madh me prekje për të kontrolluar shumicën e funksioneve të automjeteve dhe për të shfaqur të dhëna të tjera.

Tesla

Para prodhimit të modelit 3 kishte spekulime se Tesla do të zëvendësonte grupin e instrumenteve me një ekran heads-up, për të treguar të paktën shpejtësinë, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Lexo: Tesla gati për të zbuluar Model 3

Siç edhe vetë Musk ka vënë në dukje, Modeli 3 është projektuar për prodhim masiv, i cili, në shkallën që kompania parashikon të shes, pra miliona automjete në vit kërkon thjeshtësi proceduriale. Çdo gjë që mund të eliminohet është e mirë, madje edhe paneli i njohur i instrumenteve.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0