Portali izraelit rekomandon Shqipërinë për të kaluar pushimet - Business Magazine Albania

Portali izraelit rekomandon Shqipërinë për të kaluar pushimet


Mako.co.il, në shkrimin e tij kushtuar udhëtimeve, e konsideron Shqipërinë një nga vendet më të bukura në Europë.

Portali i njohur izraelit, Mako.co.il, në seksionin e tij kushtuar udhëtimeve, ka hartuar edhe një listë rekomandimesh për destinacionet turistike më tërheqëse për këtë verë.

“Këto janë destinacionet që do të pushtojnë verën.” Ky është titulli i artikullit, ku renditen Shqipëria, Italia e Jugut, Ishujt e Greqisë, Kroacia, Serbia, Spanja, Austria, Rusia, Sllovakia, Armenia, Azerbajxhani etj.

Lexoni: Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetër në Europë

Në pjesën për Shqipërinë si destinacion turistik shkruhet.

SHQIPËRIA

Një nga vendet më të bukura në sajë të pamjeve spektakolare të konsideruara të bukura në Europë, së bashku me gjurmët e egra, pyjet që të lënë pa frymë, luginat dhe lumenjtë e pafund. Plazhet e Shqipërisë janë konsideruar si më të bukurat në Europë falë maleve përreth, të cilat ngrihen në një lartësi mbi 2000 metra dhe e puthin detin në ujërat e ndritura të bruzta me gjiret ranore dhe ishujt piktoreske.

Tirana, kryeqyteti i vendit, shtrihet midis maleve të Dajtit dhe vijës bregdetare. Është 110 metra mbi nivelin e detit dhe ofron një përzgjedhje hotelesh, park ujor, jetë natë të gjallë, qendra tregtare me çmime shumë të ulëta dhe kazino.

Rreth 20 minuta me makinë nga aeroporti është brezi bregdetar, ku mund të gjeni një shëtitore të gjallë, sportet e ujit dhe më shumë. Shqipëria ka qenë një destinacion në rritje gjatë viteve të fundit dhe lejon një shumëllojshmëri të pushimeve nga shëtitjet malore dhe pushimet duke përdorur tendat që mbahen në çanta e shpinës.

Si të arrini atje? Fluturime të drejtpërdrejta të hënave dhe të premteve me Israir. Paketa për 3 netë në fundjavë në një hotel me 4 yje për 497 dollarë dhe katër netë në një hotel me 5 yje nga 599 dollarë për person.

/Izraeli sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0