Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetër në Europë
Përditësuar së fundmi: 07/02/2018

Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetër në Europë

Share
nga Albana Mucaj
Shk 07, 2018

Një artikull kushtuar kantinave të verërave shqiptare është publikuar së fundi në gazetën franceze ‘Le Figaro’. ‘’Shqipëria me vreshtat më të vjetra në Europë,’’ shkruan media e njohur franceze ndërsa u kushton hapësirë të veçantë kantinave Arbri, Kokomani, Çobo, Bardha, duke përshkruar veçantitë e historitë e çdonjërës prej tyre.

Në historinë e kantinave të njohura në Shqipëri, e që po prezantohen tashmë edhe jashtë, flitet për sipërmarrësit e tyre. Blerim  Kokomanin, vreshtari, që punoi në Itali për 13 vjet përkrah të njohurit Andrea Franchetti, para se të rikthehej në Shqipëri dhe të krijonte fermën ‘’Kokomani”. Le Figaro e prezanton Blerimin si “dashnor të natyrës”, ashtu siç dëshirojnë ta cilësojnë bashkëshortja dhe vajza e tij. Arsyeja është se ai kultivon në mënyrë biologjike vreshtat e tij.

‘’Ujitja dhe pesticidet nuk janë të domosdoshme këtu,’’ thekson Le Figaro.

Për verën Arbri, media franceze thekson se, në një sipërfaqe vreshtash prej 25 hektarësh, vera ‘’Arbri’’ po prodhohet prej tre gjeneratash.

Përmes sipërmarrësit Muharrem Çobo, Le Figaro tregon shkëputjen e prodhimit të verës privatisht në periudhën e komunizmit. Ndërkohë, theksohet në artikull, ashtu si edhe në titullin e tij, se historia e vreshtarisë në Shqipëri është mbi 2800 vjeçare.

http://avis-vin.lefigaro.fr/vins-du-monde/carnet-de-voyage/o134569-lalbanie-lun-des-plus-vieux-vignobles-deurope