Porositë e Baboon sot me 5 shkurt 30% më lirë - Business Magazine Albania

Porositë e Baboon sot me 5 shkurt 30% më lirë


Porositja e ushqimit nuk duhet të jetë një proçes i komplikuar e i vështirë, ku linja e telefonit të jetë gjithmonë e zënë, ku harxhon kohë dhe energji duke u dashur të shpjegosh adresën e shtëpisë çdo herë.

Baboon mbush plot 4 vjeç këtë 5 shkurt dhe përfaqësuesit e kompanisë bëjnë bilancin:

✓ 300+ restorante 🏠
✓ Vlerësim mesatar prej 4.6/5
✓ 200.000+ downloads

Në këtë pikë, Babbon ka fituar besimin te vetja për të bërë hapa edhe më të mëdhenj. Përfaqësuesit e saj thonë se janë besimplotë që do mund të sjellin surpriza pozitive në vitin e pestë.

“Katër vite kaluan shpejt dhe falë feedback-ut pozitiv jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për tu përmirësuar dhe investuar në teknologji. Këtë jemi përpjekur të bëjmë në Shqipëri duke qenë food delivery i parë, të shtrojmë rrugën për kompani e entrepenuers të tjerë. Çdo hap i proçesit për çdo hallkë të ekuacionit të jetë sa më i lehtë dhe i kënaqshëm që të jetë e mundur”, theksojnë drejtuesit e Baboon.

Siç George Bernard Shaw ka thënë: “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”, ndaj këtë ditëlindje, Baboon ka vendosur ta festojë me dashuri duke sjellë një ofertë

Këtë 5 Shkurt 2020, Baboon ofron 30% ulje në çdo porosi në të gjitha restorantet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0