Po mendoni të filloni biznesin tuaj? Puna në një kompani të madhe mund t'ju mësojë shumë

Po mendoni të filloni biznesin tuaj? Puna në një kompani të madhe mund t’ju mësojë shumë


Pyetja cilat janë disa nga aftësitë e rëndësishme që njerëzit mund t’i mësojnë duke punuar në kompani të mëdha? fillimisht u shfaq në Quora: site për të fituar dhe shkëmbyer njohuri.

Përgjigja vjen nga Andy Ruben, CEO dhe Themelues i Yerdle:

Unë jam shumë mirënjohës që kam punuar në kompaninë Procter & Gamble, CGE & Y dhe Walmart në veçanti për lidershipin, menaxhimin, rëndësinë e kulturës organizative, ekspozimin dhe botëkuptimin se si funksionon një ndërmarrje e madhe.

Lexoni: Dëshironi të filloni një biznes? Pyetni veten pse

Shumë themeluesve të startup-ve u mungojnë modelet dhe shembujt e liderëve të jashtëzakonshëm. Vërtet kompanitë e mëdha kanë lidershipin më të mirë. Kam kaluar disa vjet duke punuar për Tom Coughlin, nënkryetar në Walmart. Është e pamundur të përshkruaj se sa shumë kam mësuar nga Tomi. Unë gjithashtu jam me fat që kam punuar për Lee Scott, CEO-n e Walmart, për disa vjet. Kishte shumë momente kur Lee fliste direkt me mua, por unë tani po kuptoj se sa shumë kam përfituar thjesht duke vëzhguar se si ai i përballonte problemet.

Kam punuar edhe për disa menaxherë të jashtëzakonshëm në P&G dhe Walmart. Këta menaxherë më dhanë një këndvështrim të vlefshëm se si të zhvilloj dhe të menaxhoj ekipin tim.

Puna ime në Walmart më ekspozoi në një përvojë që nuk do ta merrja kurrë në një startup – duke qëndruar në skenë para 35,000 njerëzve, duke u ulur në dhoma të vogla me krerët e shteteve, duke parë menaxherët rajonalë të merren me situata që kurrë nuk do të imagjinoja se mund të ndodhnin.

Këto janë ndër aftësitë për të cilat unë jam shumë mirënjohës nga përvoja ime në një kompani të madhe dhe ato i vijnë në ndihmë drejtpërdrejt një sipërmarrësi të ri. Të jesh i ekspozuar ndaj ekspertëve në fushën e tyre është diçka shumë e çmuar.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0