Platforma për mbështetjen e grave sipërmarrëse në biznes, nisma e BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank - Business Magazine Albania

Platforma për mbështetjen e grave sipërmarrëse në biznes, nisma e BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank


Është zhvilluar në Tiranë një seminar për gratë në biznes me qëllim promovimin e pjesëmarrjes së grave sipërmarrëse në ekonomi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim mr Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA).

Platforma për mbështetjen e grave sipërmarrëse në biznes është financuar nga Italia Cooperazione Italiana in Albania e Kosovo, Luksemburgu, Suedia Embassy of Sweden in Tirana.

Nën këtë platformë, bankat partnere do të financojnë direkt bizneset e vogla dhe të mesme (NMV) të themeluara apo të drejtuara nga gra përmes kreditimit. Krahas kësaj, programi ofron këshillim, trainim dhe mbështetje afatgjatë për t’i ndihmuar gratë sipërmarrëse të kenë akses në njohuritë të cilat janë faktor kyç për rritjen.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0