Pezana Rexha: "Vetëm puna bën të mundur ndryshimin dhe rritjen."

Pezana Rexha: “Vetëm puna bën të mundur ndryshimin dhe rritjen.”


Pezana Rexhën e kemi parë si konkurente të emisionit televiziv “Do you have an idea?”, e cila me projektin e saj “Pana – Storytelling Furniture” arriti deri në finale. Mirëpo, “Pana”, nuk është një ide që sapo ka filluar; ajo ka tashmë disa vite që operon dhe është fituese e disa çmimeve në konkurse të ideve të biznesit, sidomos në konkurse të lidhura me fushën sociale.

Në faqen e saj të internetit mund të lexosh se çfarë e bën “Pana – Storytelling Furniture” një kompani Inovative, Kreative, Ekologjike dhe Sociale.

Për t’u njohur më shumë me Pezanën dhe “Pana – Storytelling Furniture”, Business Magazine ka realizuar një intervistë ekskluzive.

BM: Përshëndetje Pezana! Ju ishit një nga finalistet e “Do you have an idea?” cili ishte qëllimi i pjesëmarrjes dhe si ishte kjo eksperiencë për ju?

P: Ne na pëlqejnë vështirësitë e mbi të gjitha si një ide inovatore, na pëlqen dhe pjesëmarrja në aktivitete inovatore, qoftë për t’i ardhur në ndihmë aktivitetit, por në të njëjtën kohë për të përfituar nga ai maksimalisht. Përfitimet mund të jenë të ndryshme, që nga gjetja e klientëve, publicitet në television apo shumë përfitime të tjera siç ne patëm në këtë program televiziv. Eshtë kënaqësi në vetvete të shpalosësh edhe aktivitetin që ti bën dhe ofron e mbi të gjitha të masësh pulsin nëse ajo çka bën është e vlefshme dhe e përshtatshme për tregun në të cilin jetojmë.

BM: Në çfarë konsiston ideja juaj e biznesit “Pana – Storytelling Furniture”? 

P: Pana është një biznes social që punëson persona nga grupe të marxhinalizuara përmes ofrimit të një profesioni dhe një pagese për të bërë të mundur një jetë dinjitoze dhe respektin e duhur për ta në shoqërinë në të cilën jetojmë. Aktiviteti ynë financiar është prodhimi i mobiljeve (pavarësisht se i konsiderojmë art) sipas nevojave të klientit përmes ripërdorimit të materialit drusor që tashmë ndodhet në treg dhe shpesh ka si destinacion kryesor mbeturinat apo të përdoret për dru.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Sa kohë ka që është funksionale në treg? Operoni vetëm në tregun shqiptar apo dhe në tregun e huaj?

P: Pana ka nisur veprimtarinë e saj në Prill të 2013 duke funksionuar më së shumti në tregun Shqiptar, por me dërgimin e disa produkteve të vogla dhe jashtë kufijëve.

BM: Çfarë produktesh ofron sipërmarrja juaj për konsumatorin shqiptar?

P: Ne kemi një gamë pak të gjerë veprimtarie. Prodhimi mund të ndahet në 3 drejtime të ndryshme përkatësisht: mobilje, aksesorë dhe lodra për fëmijë.

Kemi zgjedhur të kemi një gamë të gjerë pasi s’duam të humbasim klientët potencialë edhe kur ata kanë mungesë fondesh apo dëshirë për të realizuar elementë të vegjël dhe të veçantë për të dashurit e tyre.

Për ne çdo klient është i rëndësishëm, i madh apo i vogël qoftë.

BM: Sa të punësuar keni në këtë punishte?

Në punishte aktualisht punojnë 8 persona, përveç punishtes kemi dhe pjesën e stafit të zyrës, të cilët janë në funksion të pjesës parapërgatitore dhe arritjes së marrëveshjes me klientin.

BM: Duke qenë një sipërmarrje sociale, çfarë e bën Panën të veçantë?

P: Ne jemi tërësisht të veçantë 😛 . Shaka, punësimi si alternativë e vetme e integrimit të personave në shoqëri është një nga elementet tona kyçe dhe për të cilën luftojmë dhe përpiqemi shumë. Ne mendojmë dhe koha ka treguar që vetëm puna dhe patja e një profesioni bën të mundur ndryshimin e statusit të gjithësecilit nga ne e mbi të gjitha rritjen e mirëqënies personale dhe të familjeve të tyre.

BM: Cilët kanë qenë bashkëpuntorët tuaj përgjatë këtij rrugëtimi?

P: Kemi patur shumë fat gjatë rrugëtimit tonë, pasi ka filluar përmes mbështetjes së një organizate dhe një konkursi që organizohej prej tyre, Partners Albania. Dhe shpesh siç fillon një rrugëtim i tillë ashtu dhe vazhdon. Mund të përmendim Rockfeller Brother foundation, EIB Institute, Yunus Social Business, Entrepreneurs for Social Change, etj,. dhe së fundmi dhe Vizion plus përmes mundësisë që na u dha dhe njëkohësisht dhe kontakteve shumë të vyera që na vuri në dispozicion.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Me çfarë vështirësish jeni përballur gjatë kësaj periudhe?

P: Vështirësitë për një startup në të gjithë botën janë nga më të ndryshmet dhe janë të shumta, por në Shqipëri këta elementë vështirësohen dhe më shumë duke qenë se nuk ka politika ndihmuese, politika që e bëjnë rrugëtimin e startupit më të thjeshtë, përkundrazi kontrollet dhe presionet e vazhdueshme e bëjnë dhe më të vështirë ecurinë e biznesit.

Krahas kësaj çështje të punosh me persona nga grupe të marxhinalizuara nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket dhe jo gjithnjë kemi patur sukses në atë çka kemi bërë. Mungesa e fondeve shpesh e bën dhe më të vështirë rritjen e një projekti të tillë dhe rrugëtimin e bën më të ngadaltë.

Por në fund fare pikërisht vështirësitë e bëjnë të mundur që ta shijosh dhe më shumë suksesin.

BM: Cili është target grupi i synuar për blerjen e produkteve? Si promovohet Pana në tregun shqiptar?

P: Eshtë interesante se si shpesh pritshmëritë dhe nevojat e tregut janë shumë të ndryshme. Ne shpresonim që klientët tanë potencialë do të ishin pikërisht familjet, por në të vërtetë ne bashkëpunojmë aktualisht më shumë me bizneset (bare, restorante, zyra, etj. ) duke qenë se ata e kanë pritur më mirë produktin tonë.

Ne shpresojmë që me kalimin e viteve do të kemi mundësi t’ju shërbejmë edhe më shumë familjeve pa hequr dorë nga bizneset, të cilat ndjekin tendencat më të fundit të zhvillimit të interierit duke na lejuar mundësi më të mëdha për zhvillimin e një dizajni më inovator.

BM: Cilat janë objektivat që synoni të realizoni në vazhdimësi?

P: Plane kemi shumë, por shpresojmë që brenda vitit përmes hapjes së një hapësire në TEG dhe spotit publicitar që Tring do të na ofrojë të rrisim shikueshmërinë dhe numrin e klienteve që u shërbejmë, e ky te jetë një fillim i mbarë për të patur një ambjent ekspozimi dhe shikueshmërie në shtëpitë e çdo Shqiptari. Planet e mëdha kanë të bëjnë me arritjen e tregut Europian.

BM: Ju urojmë shumë suksese dhe faleminderit për intervistën!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0