Peticioni për njohjen e Kosovës në platformën Google i nisur nga DUA.com ka arritur mbi 11 mijë nënshkrime deri më tani, ka njoftuar platforma kosovare.
Falë mbështetjes së palodhshme të shumë njerëzve dhe mediave, ky peticion ka arritur të jetë një ndër peticionet me rritjen më të madhe në rajon”, deklaroi platforma DUA.
Peticioni për njohjen e Kosovës në platformat e Google është nisur rreth dy javë më parë, për ta nënshkruar klikoni këtu.
Mbledhja e më shumë se 11 mijë nënshkrimeve brenda një kohe kaq të shkurtër e ka treguar edhe njëherë se sa të bashkuar dinë të jenë shqiptarët rreth një çështjeje të përbashkët”, tha nismëtari i peticionit, Eduard Luta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga njohja e pavarësisë, Kosova, megjithëse ka përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Evropë (96.6%), vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë pa qasje të plotë në platforma globale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.