Pesë pyetje që përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese - Business Magazine Albania

Pesë pyetje që përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese

Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive është një pasuri e madhe në karrierë.  Megjithatë, shumë shpesh, komunikimet profesionale lënë shumë për të dëshiruar. Të gjithë kemi marrë emaile të rrëmujshme dhe mesazheve të ngatërruara që na kanë ngritur paqartësi se çfarë donte të thoshte dërguesi.
Që të rrisni aftësitë tuaja komunikuese, Forbes sugjeron këto pesë pyetje që do t’iu ndihmojnë:

1. A është i qartë mesazhi?
Qartësia është baza për komunikim efektiv, sepse i ndihmon të tjerët t’ju njohin, t’ju pëlqejnë dhe t’ju besojnë. Pa të, ju do t’i detyroni të tjerët të bëjnë punën e vështirë për të hamendësuar mesazhin tuaj të synuar. Si rezultat, ata me shumë gjasa do ta kenë gabim ose do të mbeten duke kruar kokën. Dhe kur i ngatërroni njerëzit me shumë gjasë do t’i humbisni ata. Ndryshoni klishetë, dhe termat e ngatërruar me një gjuhë të thjeshtë kështu rriten shanset që mesazhi juaj të merret dhe të kuptohet.
2. A jeni konciz?
Kur përgatitni një pjesë, jini konciz. Bëhet komplekse në mënyrë të panevojshme kur mbuloni shumë terren në komunikimin tuaj. Një rregull i mirë i përgjithshëm është që çdo pjesë e komunikimit me shkrim duhet të ketë një synim të qartë. Kjo ju detyron të specifikoni mesazhin tuaj dhe të kuptoni atë. Kur doni të jepni një mesazh, bëni shkurtësinë mikun tuaj duke eliminuar materialet e jashtme dhe duke dalë shpejt në temë.
3. A jeni bindës?
Zgjedhja juaj e fjalës vendos tonin dhe shkakton një përgjigje emocionale, dy gjëra kritike për komunikim efektiv. Merrni parasysh të shkruani mënyrën se si flisni për stilin më të natyrshëm të komunikimit, veçanërisht në formate jo-teknike.
Mos harroni gjithashtu se mënyra se si komunikoni është po aq e rëndësishme sa ajo që komunikoni. Gjuha e orientuar drejt veprimit përcjell një ton të fortë, të qartë dhe i shtyn njerëzit të bëjnë diçka në vend që të qëndrojnë të pasiv. Ku është e mundur, minimizoni gjuhën pasive dhe përdorni zërin aktiv për t’i shtuar më shumë fuqi dhe qëllim fjalëve tuaja.
4. A po i mbaheni qëllimit tuaj?
Përpara se të dërgoni një mesazh merrni në konsideratë qëllimin e komunikimit dhe kohën e tij: a është ky një informacion i rëndësishëm apo diçka tjetër(mendimi juaj, thashethem, një reagim mbrojtës, apo një koment i panevojshëm)? Për t’ju ndihmuar ta kualifikoni më tej, mbani mend T.H.I.N.K. akronim, duke pyetur veten nëse gjëja që thoni  është e vërtetë, e dobishme, frymëzuese, e nevojshme dhe e mirë. Nëse nuk i plotëson shumicën e këtyre kritereve, ndoshta është më mirë të mos e përmendni.
5. A keni shkruar duke pasur parasysh audiencën që i drejtohet?
Komunikimi është efektiv vetëm nëse audienca merr mesazhin tuaj të synuar.
Shumë shpesh, ne supozojmë se të gjithë komunikojnë në të njëjtën mënyrë si ne, duke harruar se audienca jonë mund të mos jetojë dhe të mos marrë frymë në botën tonë të biznesit. Gjithashtu, merrni parasysh se edhe dy anëtarë të të njëjtit ekip mund të kërkojnë një mesazh paksa të ndryshëm të përshtatur për individin.
Pavarësisht nga industria apo roli juaj, aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive është thelbësore për suksesin tuaj. Dhe duke i bërë vetes këto pesë pyetje, ju do të optimizoni komunikimet tuaja profesionale. forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0