Për të arritur atë që dëshiron, më parë ji i lumtur! - Business Magazine Albania

Për të arritur atë që dëshiron, më parë ji i lumtur!

~7 minuta lexim


Po sikur t’ju tregoja se çdo gjë rreth të vendosurit të objektivave ka qenë e gabuar? Harrojeni motivimin. Harrojini afatet. Harroni të synoni lart. Harroni çdo gjë që ëndërroni të arrini në jetë. Arsyeja? Sepse ju premtoj se nëse po mendoni rreth saj, nuk ka rëndësi se çfarë po arrini. 99% të kohës do të ndiheni mizerabël.

Dhe ai 1% nuk e kompenson pjesën tjetër.

Nuk është e thjeshtë për mua të them këtë. Të gjithë jetën time, kam qenë një njeri i orinetuar nga qëllimet, dhe sipas meje, “sekreti i suksesit” është pak i çuditshёm. Kam punuar për të arritur qëllimet e mia që prej kohës që kam qenë fëmijë; ato më kanë bërë ky që jam. Por në mënyrë të habitshme, në arritjen e kaq shumë qëllimeve, kam takuar Jay Jackson, që më tregoi se të arrish qëllimet nuk ishte kjo përgjigjia.

Kush është Jay Jackson? Jay Jackson është drejtor shkolle në një gjimnaz të Palo Alto. (Ajo që ju tregon ai është se çdo ditë është një aventurë.) Para saj, dhe kjo nuk ka për t’ju surprizuar, ai ka qenë një ndeshës ringu. Në ring dhe në zyrë, Jay mësoi se sekreti i suksesit nuk qëndronte te qëllimi; por te procesi.

Të duash këtë proces është çelësi drejt lumturisë
Ka disa arsye përse është shumë më e rëndësishme të duash procesin, se sa të duash të arrish qëllimin. E para, siç e thashë më sipër, arritja e qëllimeve përbën vetëm 1 për qind të të gjitha orëve tona totale të punës. Nëse e marrim lumturinë tonë nga arritja e qëllimeve, atëherë ne do të jemi të lumtur vetëm 1 për qind të kohës.

“Nëse të shkoni në universitetet më të mira është e vetmja gjë që do t’ju bëjë të lumtur,” thotë Jay, “nuk keni për të qenë kurrë të lumtur në gjimnaz sepse nuk keni ‘për të shkuar kurrë në fakultet’ duke qenë në gjimnaz.” Shkuarja në universitet është diçka që ndodh vetëm një herë, afër përfundimit të gjimnazit; deri atëherë, studentët mendojnë se nuk janë aty ku duan të jenë. E njëjta gjë ndodh me çdo synim; për aq kohë sa nuk e keni arritur, jeni të palumtur. Në momentin që e arrini, ju vendosni një objektiv tjetër, dhe jeni sërish të palumtur.

U them gjithmonë njerëzve që koha është burimi më i çmuar që kemi në jetë; nëse e shpenzojmë pjesën më të madhe të saj duke qenë të palumtur, a kemi arritur vërtet ndonjë gjë?

Arsyeja e dytë përse është e rëndësishme të duash procesin është sepse lumturia ju bën që të angazhoheni më shumë. Jay e shpjegon këtë në kontekstin e stërvitjes fizike. “Nëse kënaqem duke bërë wrestling ose çfarëdolloj sporti tjetër, dhe e dua dhe praktikoj, atёherë kam për ta shijuar gjatë të gjithë kohës.” Suksesi, sipas pikëpamjes së Jay, është një bioprodukt i viteve gjatë të cilave ju mësoni dhe përmirësoheni. Lumturia është çasti i tanishëm, me kalimin e kohës arrin objektivin për ju.

Shikojeni çdo gjë si një privilegj
E treta, të duash procesin e bën më të thjeshtë për të menaxhuar dështimin. Jay e lidh këtë me pjesën akademike. Nëse jeni të fokusuar në procesin e të mësuarit, thotë ai, dhe merrni një notë të ulët, mund ta rregulloni. Sipas këndvështrimit të Jay, një student që e do procesin mund të thotë, “E di se çfarë bëra, dhe e si se çfarë mësova, dhe nëse kam punuar shumë, atëherë duhet të jem krenar/e për të.”

Jay e praktikon parimin e të dashuruarit të procesit edhe në jetën e tij. Jeta si drejtor shkolle nuk është shumë joshëse, sipas Jay, por kjo nuk e ndalon atë qё tё jetё i lumtur.

Këshilla e Jay është më e thjeshtë për t’u thënë se sa për t’u bërë. Në shoqërinë tonë, na është bërë truri lavazh për të mos qenë të lumtur. Por Jay mendon se ne mund të rifreskojmë trurin tonë. Nëse i shihni sfidat dhe mundimet si një privilegj dhe e dashuroni procesin, do të jeni të lumtur çdo ditë, deri në ditën kur të arrini qëllimin tuaj final.

 

/Ky artikull u shkrua nga Joe De Sena, themelues i Spartan Race, dhe u publikua nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0