Pasuritë imobiliare, me çmime përtej arsyes - Business Magazine Albania

Pasuritë imobiliare, me çmime përtej arsyes

Pasuritë imobiliare

Sezoni veror ka sjellë një rritje të çmimit të apartamenteve në vend. Rritja më e  madhe është ndjerë në zonat periferike me 20%. Irma Meta, agjente imobiliare, shprehet se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve.


“Statistikat tregojnë që ka pasur nëj rritje graduale mesatarisht për një perudhë për tre vite, kryesisht për pronat për shitje, e cila varion diku tek 5 përqind. Për pronat me qera rritja është graduale. Klientët përgjithësisht i mbajnë apartamentet me qera, ndërsa vlera që rritet shkon tek 50 euro në vit.”

Tirana njihet si zona me rritjen më të madhe të çmimit të apartamenteve. Por, gjatë sezonit veror është  shtrenjtuar qeradhënia edhe në bregdetit.

“Trendin e çmimeve më të larta vazhdon ta mbajë kryeqyteti, si pasojë e zgjerimit të madh të kësaj zone dhe kërkesës së lartë. Por, në sezone të caktuara trend të lartë kanë edhe qytetet bregdetare, të cilat përfshijnë pjesën e jugut dhe veriut”, thotë ajo.

Sipas agjentes imobiliare, Tirana zë vendin e parë për çmimet më të larta po ashtu edhe për zonat më të shtrenjta. Qëndra e kryeqytit mbetet më e shtrenjta, ku së fundi, në disa ndërtime të reja çmimi është tej niveleve normale të tregut, duke shkuar në një vlerë prej 5000 euro m2.



Lexoni më tepër: Vendet që po i paguajnë njerëzit për t’u zhvendosur drejt zonave rurale

“Zonat më të shtrenjta të kryeqytetit dhe kërkesën më të lartë vazhdojnë të mbeten zona si Ish-Blloku, Myslym Shyri, Pazari i Ri si dhe zona të reja në pjesën juglinodre, që si pasojë e ndërtimit të komplekseve të reja kanë ndërtesa me kushte shumë të mira banimi”.

Një nga faktorët që ndikon në rritjen e çmimit të apartamenteve gjatë kësaj periudhe është edhe nisja e sezonit të ri shkollor. Irma Meta thotë se nëse disa nga institucionet do të ndërtohen në zona jo shumë të njohura të kryeqytetit, atëherë dhe vendosja e studentëve mund të bëhet atje për të pasur një zgjerim më të mirë të zonës.

“Fillimi i sezonit shkollor ka kërkesa të shumta dhe rrjedhimisht pronarët rrisin vlerën e pronave të tyre. Më tepër sesa rritja e një çmimi do të ishte e rëndësishme zgjerimin e zonave, ku janë universitetet”.

Pas një bllokimi total disa mujor, për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë në 2020, tregu imobiliar po shënon një zhvillim të konsiderueshëm, me çmimet e pasurive të paluajtshme që kanë regjistruar rekord në qytetet kryesore të vendit. Ndërkohë, të dhënat e fundit të raportuara nga Indeksi Fischer që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%, ku kryeson Tirana me 12.3%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0